25,04,2024

Gjithçka gati për pritjen e bashkatdhetarëve

Must Read

Drejtoria komunale për Kulturë, Rini dhe Sport në Ferizaj, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për “Ditët e Diasporës”.
Nën patronatin e kryetarit të Ferizajt, Muharrem Svarqa si dhe në bashkëfinancim të Komunës dhe Ministrisë së Diasporës, edhe këtë vit do të mbahet “Ditët e Diasporës 2016”. Për këtë qëllim tashmë Drejtoria e Kulturës, ka bërë edhe agjendën e aktiviteteve që pritet të zhvillohen nga data 15 korrik deri me 3 gusht.
“Brenda kësaj kohe do të kemi shumë ngjarje kulturore dhe sportive duke filluar nga data 15 korrik ku do të mbahet panairi i sportit, ky aktivitet organizohet së bashku me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe me Drejtorinë e sportit ngjarje kjo që mbahet për herë të parë në qytetin e Ferizajt. Pas kësaj ngjarje të shtunën do të fillojë edhe garat e Street Ball-it në Ferizajt pastaj do të vazhdohet në qytetet tjera dhe prape përfundimin do ta ketë në qytetin e Ferizajt”, ka thënë drejtori Ferati.
Sipas drejtorit për Kulturë, Rini dhe Port, Naim Feratit, vëmendje e madhe kësaj herë i është kushtuar aktiviteteve sportive.
“Së bashku me Federatën e Volejbollit kemi organizu edhe garat ndërkombëtare në Beach Volley që do të zgjasin tri ditë ne qytetin e Ferizajt”, tha Ferati.
U bë e ditur se gjatë “Ditëve të Diasporës”, janë organizuar edhe aktivitete të shumta kulturore, duke filluar nga orë letrare, mbrëmje filmi, rok mbrëmje shfaqje teatrale, koloni artistike , koncerte nga ansambli “Kastriotët”. Po ashtu do të mbahet edhe panairi me produkte ushqimore dhe artizanale në sheshin e qytetit për tri ditë radhazi. Ndërsa me datën 30 korrik do të organizohet edhe një HI King për në fshatin Jezerc.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img