23,04,2024

Gjini:Vetëvendosja po thërret njerëz që të mos dalin në protesta

Must Read

ardian-gjini-a-ka-naj-njeri-normal-n-euml-pdk_hd

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se Lëvizjes Vetëvendosjes jo vetëm që nuk e ka përkrahur protestën e thirrur nga AAK-ja, por po thërret njerëz që të mos dalin në protestë.

“Janë disa gabime që po i bënë Lëvizja Vetëvendosjes. Ata po thërrasin njerëzit që të mos dalin në protestë. Aleanca nuk po përdor bajraktarizëm, por kemi nevojë për protestë”, ka thënë Gjini.

Ai ka thënë se arsyetimi i Vetëvendosjes, se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po merr vendime të njëanshme nuk vlen, dhe diçka të tillë më parë ka bërë vet Vetëvendosja.

“Vendimi i Vetëvendosjes për anulimin e protestës së 26 marsit është marrë pa na pyetur neve fare. Ka qenë vendim i njëanshëm i tyre, dhe ne e kemi respektuar. Ai vendim për anulim që e ka marrë Vetëvendosje pa na pyetur, ka peshë shumë më të madhe sesa thirrja për protestë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”.

“Nëse Vetëvendosjes do të thërriste protestë ne do t’i bashkëngjiteshim”, pohoi Gjini.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img