19,04,2024

Gjermania po i zbraz shtetet e varfra të Evropës

Must Read

Kostoja e vërtetë e migrimit të pakontrolluar po bëhet gjithmonë më e qartë, teksa shtetet shumë të pasura sikur Gjermania po marrin gjithë burimet njerëzore nga shtetet më të varfëra të Evropës, duke i lënë ato të shkatërruara ekonomikisht.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, kishte lobuar për migrim masiv në vitin 2015 teksa industria gjermane kishte mbetur prapa duke pasur nevojë për një injeksion të forcës së lirë punëtore.

Teksa gjenerata e re në moshë dhe ambicioze u drejtuan prej shteteve më të vogla dhe të varfra drejt superfuqive ekonomike sikur Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe, vendet që i lanë tani ballafaqohen me vështirësi ekonomike dhe financiare.

Sot ministri i financave i Rumanisë, Eugen Teodorovi, edhe njëherë fajësoi Bashkimin Evropian për politikë të pakontrolluar të migrimit, ikje të kokave të menqura, dhe aftësine e shtetit të tij për të garuar ekonomikisht më pjesën tjetër të bllokut.

Tani ministri i financave po kërkon nga Brukseli që të ndërhyjë dhe të ndalojë migrimin masiv, pasi që kjo po ndikon që fuqia punëtore e kualifikuar të largohet nga vendi i tij drejt shteteve më të zhvilluara duke kërkuar punë me rroga më të mira.

Liria e lëvizjes së Bashkimit Evropian lejon qytetarët e vetë të jetojnë në secilin prej 28 shteteve anëtare që ata duan, dhe është shtylla kryesore e tregut të përbashkët, transmeton Gazeta Express.

Por Teodorovici paralajmëroi që kjo politikë po ka një efekt negativ në vendin e tij dhe kërkoi nga homologët e tij të shteteve evropian që të merren me këtë çështje.

Duke folur para një konferencë joformale të ministrave të financave të bllokut ai u deklarua se “njerëzit që punojnë në shtete tjera, kontribuojnë në GDP’në e vendit të tyre të origjinës. Kjo ka ndodhur edhe në Rumani për vite me radhë. Gjithsesi kjo ka shkaktuar efekte negative sikur largimi i njerëzve më të mençur, dhe limiton potencialin për rritje ekonomike”.

“Në Rumani një milion punëtorë po mungojnë. Ne nuk mund të garojmë me shtetet më të fuqishme evropiane. Gjithsesi për BE’në kjo është një rezultat i mirë, ky mobilitet i forcës punëtore”.

Ndryshe hapja e derës për migrantë nga kancelarja Angela Merkel ka shkaktuar qytete fantazmë gjithandej Evropës Lindore, teksa popullata e mbetur te qytetet është përgjithësisht e moshës së vjetër, rinia e këtyre vendeve ka migruar drejt vendeve më të zhvilluara ekonomikisht./Express/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img