27,04,2024

Gjermania do të ndryshojë sistemin e vizave për Kosovën

Must Read
Gjermani

Duke instaluar një sistem të ri aplikimi, Gjermania do t’i kundërvihet tregtisë ilegale me rezervimet e orareve të pritjes për aplikimet për viza në ambasadat gjermane. Kjo mësohet nga një njoftim i Rrjetit gjerman të Redaksive (RND).

Duke iu referuar këtij njoftimi – siç shkruan agjencia e lajmeve DPA – Ministria e Jashtme po punon në një sistem të ri për rezervimin e orareve të pritjes për aplikim për viza, që duhet të garantojë “një shfrytëzim optimal të kapaciteteve si dhe evitimin e rolit të agjencive jo serioze për viza”, thuhet në një përgjigje të qeverisë ndaj kërkesës së grupit palramentar të partisë “E Majta” në opozitë, transmeton dë.de. Ky sistem ndërkohë është në punim e sipër dhe pas një faze prove ai do të vihet në përdorim.

Ambasadat gjermane dhe konsullatat në Turqi, Liban dhe në Kosovë, sipas këtij raporti, prej kohësh nuk e përballojnë dot fluksin e aplikimeve për viza. Në Liban, ku aktualisht vijnë shumë sirianë që kërkojnë mbrojtje, koha mesatare e pritjes për një aplikim për vizë është 15 muaj. Vazhdimisht refugjatët në rajon njoftojnë për ndërmjetësues të dyshimtë oraresh pritjeje në këmbim të pagesave në shuma të mëdha.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img