Ferizaj

Gjenerali Kudusi Lame merr pjesë në tubimin elektoral të PDK-së me veteranët e UÇK-së në Kaçanik


Publikuar më:


Në një tubim elektoral të PDK-së në Kaçanik  me veteranët e UÇK-së ka marrë pjesë  edhe Gjenerali nga Shqipëria, Kudusi Lame.

“Në takim me Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kaçanik, të cilët me sakrificën dhe veprën e tyre realizuan dhe kurorëzuan kauzën dhe përpjekjen shekullore të popullit shqiptar për çlirim, liri dhe pavarësi të Kosovës, njëherit në këtë takim ishte i pranishëm edhe Gjenerali Kudusi Lame, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës” ka shkruar deputeti Elmi Reçica.

“Në vizionin politik dhe në angazhimet e PDK-së qëndron fokusi për mbrojtjen institucionale e shtetërore të vlerave të luftës së UÇK-së dhe për kategoritë e dala nga lufta, që të jenë sa më të pavarur e të integruar në shoqëri dhe me një rol aktiv dhe meritor. Me planin e rimëkëmbjes shtetërore, PDK-ja synon të realizojë rritjen e pensionit për veteranët deri në 300 euro dhe rritjen e pensioneve për të gjitha kategoritë e dala nga lufta.  Partia Demokratike e Kosovës në gjenezën dhe njejtësinë e saj ka Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, simbolin e lirisë dhe pavarësi të Kosovës” ka shkruar Reçica.

To Top