Lajme

Gjendja mjeruese e familjes së Mursel Kryeziut nga Mleqani, kërkon veprim urgjent (FOTO)


Publikuar më:


13016550_1135272579826815_991030912_o-750x375

Famija 6 anëtarëshe e Mursel Kryeziut nga fshati Mleqan i Malishevës, jeton në kushte të mjerueshme tash e sa vite. Kjo familje përveç gjendjes së rëndë socio-ekonomike ka edhe dy anëtarë të familjes me aftësi të kufizuara dhe jetojnë me një social simbolik dhe ndihma të qytetarëve solidarë, shkruan Infokusi.com.

Mursel Kryeziu është baba i katër fëmijëve, kurse edhe bashkëshortja e tij edhe vajza e tij 13 vjeçare janë me aftësi të kufizuara dhe vuajnë nga shëndeti i lig.

Ndërsa kushtet në të cilat ata jetojnë, nuk duan koment fare. Ata jetojnë në një shtëpi që dita ditës po rrënohet, e mbuluar nga myku dhe lagështia, kurse bashkë me shtëpinë po rrënohet edhe shëndeti i kësaj familje.

Nëse kësaj vere nuk ndërmirret asgjë në ndërtimin e një shtëpie për këtë familje, dimri i ardhëshëm mund të jetë fatal për ndonjërin nga ta, ngase shtëpia ku jetojnë, nuk i plotëson as kushtet minimale për jetesë.

Murseli në çdo rast që i ipet mundësia për të punuar nuk kursehet, edhe pse shëndetlig ai është i gatshëm që të bëjë edhe punët më të rënda, vetëm e vetëm që të siguroi bukën e gojës për familjen e tij.

“Unë me gjithë qef do të punoja dikund, në mënyrë që të kem mundësi ta ndërtoi një shtëpi dhe ta siguroi idaren e familjes, por s’po ka punë, besa edhe kur po ka s’po ka gjithë. Punoi dy tri ditë e tani duhet me pritë nashta edhe me javë për me gjetë një punë”, ka rrëfyer për portalin Infokusi Mursel Kryeziu.

Ndërkaq fqinjët e tij tregojnë se për Murselin është e vështirë të punoi, ngase edhe bashkëshorten edhe vajzën 13 vjeçare i ka me aftësi të kufizuara dhe kur ai është në punë s’ka kush të kujdeset për to.

Kryetari i fshatit Mleqan Ismet Kryeziu, ka thënë për Infokusin se gjendja e rënd e Murselit dhe familjes së tij kërkon masa të menjëherëshme që t’u sigurohet një kulm mbi kokë, dhe të ardhura të mjaftueshme në mënyrë që ai të mund të kujdeset për gruan dhe fëmijët e tij.

“Gjendja e Murselit dhe familjes së tij është e rend, s’do kurrfar komenti, është realitet që shihet, konstatohet me një vizitë. Për këtë familje duhen masa të menjëherëshme që t’u sigurohet një shtëpi dhe mbase një ndihmë e rregullt që Murseli të mund të kujdeset për familjen e tij, ku dy prej anëtarëve të saj janë me aftësi të kufizuara”, ka thënë Ismet Kryeziu, për portalin Infokusi.com.

Gjendja e rënd e kësaj famije mund të konstatohet edhe me këto foto që po ua sjellim nëpërmjet portalit tonë, ndërsa familja Kryeziu mbetet me shpresë se do të dali dikush që do t’u ndihmoi atyre për ta ndërtuar një shtëpi, në mënyrë që të kenë ku të strehohen./Islam MORINA/INFOKUSI.COM/13016550_1135272579826815_991030912_o13000415_1135272563160150_762597418_o13009863_1135272499826823_141391404_o13016324_1135272453160161_2003381990_o13016360_1135272466493493_1870557272_o13036494_626243197525748_26238613_o13036528_1135272459826827_894523902_o13052512_1135272439826829_1083730881_o13052591_1135272509826822_991226763_o13054491_1135272513160155_1591560750_o

Comments
To Top