20,04,2024

Gjendet pa shenja jete 55 vjeçari nga Ferizaj, rezultonte i humbur nga dita e mërkurë

Must Read

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete 55 vjeçari nga Ferizaji, i cili rezultonte i humbur nga dita e mërkurë.

Policia bën të ditur se viktima Naim Idrizi është gjetur i vdekur brenda veturës në një fushë afër fshatit Bablak-Ferizaj.

“Me datë 16.09.2021, rreth orës 21:00 në Stacionin Policor në Ferizaj është raportuar rasti “Person i zhd ukur” i moshës 55 vjeçar ( m/Kosovar). Sot me datën 17.09.2021 Njësitet Policore kanë ndërmarrë veprimet operative/hetimore, ku rreth orës 11:00 Policia ka pranuar informacione se një veturë me një person brenda veturës gjendet në fushat afër fshatit Bablak-Ferizaj. Të gjitha Njësitet relevante Policore, përfshirë edhe Emergjencën e Ferizajt janë paraqitur në vendin e ngjarjes, ku nga ana e ekipit mjekësor është konstatuar vde kja e personit në veturë”, thuhet në njoftim.

Policia shton tutje se “pas verifikimit të trupit të pajete, është vërtetuar se kemi të bëjmë me personin e njëjte, i cili një ditë më herët nga anëtarët e familjes është raportuar në Polici si person i zh dukur”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore të cilët e kanë tërhequr trupin e pajete, ku me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajete është dërguar në IML në Prishtinë për obduksion. Në bazë të hetimeve preliminare të Njësive Policore dhe ekipit të IML-së nuk është vërejtur ndonjë shenjë dhu ne në trupin e personit të pajete”, vijon njoftimi.

Tutje, Policia thotë se rasti mbetet të trajtohet më tutje nga Sektori i Hetimeve Rajonale të DRP-së Ferizaj.

Ndryshe, familjarët e viktimës në njoftimin e bërë për humbjen e tij, kishin njoftuar se ai ka pasur probleme shëndetësore me zemër dhe se herën e fundit kishte dalë nga shtëpia me veturë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img