25,04,2024

Gjenden dy mjete të pashpërthyera në Ferizaj

Must Read

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën në Ferizaj, në lokacione të ndryshme janë gjetur dy mjete të pashpërthyera.

Rasti i parë ka ndodhur mëngjesin e së hënës në rrugën Brahim Ademi në Ferizaj, ku një person ka raportuar në polici se ka hasur në një mjet shpërthyes.

Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësiti për çminim i FSK-së e ka tërhequr mjetin shpërthyes në mënyrë të sigurt.

Ndërkaq, rasti tjetër ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Sopaj të komunës së Ferizajt, ku ankuesi ka raportuar në polici se ka hasur në një mjet shpërthyes.

Edhe në këtë rast për çminim janë përkujdesur njësiti i FSK-së, të cilët e kanë tërhequr mjetin shpërthyes (granatë dore), në mënyrë të sigurt. /GazetaExpress

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img