26,04,2024

Gërxhaliu në UShAF: Rinia e Kosovës, studentët e saj, janë ata që duhet ta zhvillojnë ekonominë

Must Read

Ferizaj.15.11.2016. Studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (USHAF), kanë pasur mundësi që të dëgjojnë një ligjëratë nga kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), z. Safet Gërxhaliu, i cili me bashkëpunëtorë e ka vizituar Universitetin.

Filllimisht, kryetari Gërxhaliu është pritur nga rektori i USHAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari dhe në këtë takim është biseduar rreth lidhjes së ekonomisë me arsimin, programeve studimore në Universitet, marrëveshjeve që janë nënshkruar tashmë nga Universiteti për punën praktike të studentëve, prej të cilave edhe marrëveshja e bashkëpunimit me Odën Ekonomike të Kosovës.

Ndërsa, duke folur për ekonominë e vendit, para studentëve, z. Gërxhaliu theksoi papunësinë e madhe në vendin tonë, i cili ka një popullsi shumë të re në krahasim me vendet tjera.

Gjatë ligjëratës, z. Gërxhaliu ka folur edhe për rëndësinë e produkteve vendore. Ai tha se konsumimi i tyre do t’iu japë mundësi më të mëdha prodhuesve që të zhvillojnë bizneset e tyre dhe të punësojnë më shumë njerëz, ndërsa përmendi edhe faktin se Kosova tashmë eksporton dru dhe mobilie në disa vende tjera.

Kryetari i OEK tha se rinia e Kosovës, studentët e saj, janë ata që duhet ta zhvillojnë ekonominë dhe theksoi se studentët e USHAF-it janë me fat, sepse kanë zgjedhur programe studimi, të cilat do t’ua mundësojnë atyre kyçjen më të shpejtë në tregun e punës. Në këtë drejtim, ai ka premtuar se do të angazhohet që studentët të kenë mundësi të kyçen në sa më shumë biznese vendore.

Pasi që ka shprehur habinë për rregullin dhe pastërtinë në Universitet, z. Gërxhaliu i ka porositur studentët që të studiojnë sa më shumë dhe të ngrisin dijen e tyre për profesionin, ndërsa tha se do të bëjnë krejt çka është e mundur që atyre t’iu sigurohet edhe punësim nëpër kompani të ndryshme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj mban punëtorinë në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit, universitetet publike dhe ato të shkencave të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img