25,04,2024

Gazetari i KosovaPress pengohet në detyrë dhe shoqërohet në stacion policorë në Podujevë

Must Read

unnamed

Eduard Halili, gazetarë praktikantë në Agjencinë e Lajmeve KosovaPress është penguar në detyrë nga dy policë të Podujevës. Gazetari Halili, përderisa po raportonte për situatën e krijuar në grevën e sotme të kompanive të autobusëve në Podujevë, i është kërkuar nga dy policë që të fshinte incizimet në të cilat shihet një policë duke provuar të arrestojë një qytetarë, i cili mund të jetë vozitës i taksive ilegale në këtë rajon.

Gazetari i KosovaPress nuk ka lejuar që policia t’i fshij incizimet e regjistruara dhe u ka paraqitur dokumentin identifikues të gazetarit, pronë e Agjencisë së Lajmeve KosovaPress. Edhe përkundër që policëve u është treguar dokumenti i gazetarit, ata kanë insistuar në fshirjen e video incizimeve të bëra nga ana e gazetarit, i cili nuk u është bindur kërkesave të policëve.

Gazetari Halili më pas është shoqëruar në stacionin policorë të qytetit. Gazetarit, gjatë rrugës për në stacion policorë i është marrë telefoni nga polici i cili ka nisur të ushtrojë edhe dhunë ndaj gazetarit, duke provuar që po ky policë të i fshijë vet materialet e incizuara nga telefoni i gazetarit. Ky policë ka ushtruar dhunë ndaj gazetarit Haliti duke ia përdredhur gishtat dhe shtrënguar në duar me forcë të madhe.

Agjencia e Lajmeve KosovaPress, është duke mbledhur informacione për rastin dhe po pret kthimin e gazetarit në redaksi. Deri atëherë kujtojmë se Agjencia ka telefonuar dhe kontaktuar zëdhënësen e Policisë në Podujevë, Antigona Çitakun, dhe stacionin e Policisë atje, duke shprehur shqetësimin për ndalesën që i kanë bërë gazetarit tonë.

KosovaPress do të kërkojë nga Inspektorati i Policisë dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës që të reagoj dhe hetoj rastin, duke kërkuar zbardhjen e rrethanave dhe lënien lirë të gazetarëve në raportimet e tyre për ngjarje me rëndësi për opinionin. /KosovaPress/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img