25,04,2024

Gazetarët ngushëllojnë për vdekjen e kolegut Ibrahim Rexhepi

Must Read

Ka vdekur gazetari i njohur kosovar, Ibrahim Rexhepi. Lajmi për vdekjen e Rexhepit ka pikëlluar sot kolegët e tij në Kosovë. Ai u nda nga jeta në një moshë kur pritej të jepte kontributin e tij në fushën e ekonomisë, si njëri nga njohësit më të mirë të saj. Kolegët e tij gazetarë kanë shprehur ngushëllime rreth vdekjes së Rexhepit.

I lindur 64 vjet më parë në Slivovë të Ferizajt, ndërsa studioi në Fakultetin e atëhershëm ekonomiko-juridik të Universitetit të Prishtinës. Ende student, ai më 1976 nisi rrugëtimin në profesionin e mundimshëm të gazetarisë në Rilindje, ku punoi deri në ndalimin e saj, për të vazhduar ndërkohë në “Kohën Ditore”, ku ushtroi detyrën e kolumnistit e të redaktorit të rubrikës së ekonomisë, e pastaj edhe drejtues i emisionit për ekonomi në Kohavision.

Tash disa muaj ai ushtronte funksionin e këshilltarit për ekonomi në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Ndërkohë do të mësohet për kohën dhe vendvarrimin e tij.

Në vazhdim gjeni disa prej ngushëllimeve rreth vdekjes së Ibrahim Rexhepit që kolegët gazetarë i kanë bërë:

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img