29,03,2024

Gastronomët të pakënaqur me lehtësimin e masave, nesër protestojnë para Qeverisë

Must Read

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kundërshton masat e reja kundër COVID-19, duke thënë se kërkesat e tyre kanë qenë që të punohet sipas rregulloreve komunale, që muzika të jetë në proporcion me këtë orar, si dhe ora policore të hiqet.

Reagimi i plotë:

Nuk është hera e parë që ky lloj i masave të merret nga Qeveria e Kosovës. Ky model është marrë edhe në Qeverinë e kaluar, i cili është dëshmuar se ishte i pakuptimtë dhe jo efektiv.

Kërkesat tona kanë qenë që të punohet sipas rregulloreve Komunale, që muzika të jetë në proporcion me këtë orar, dhe ora policore të hiqet.

Masat nuk kanë kuptim që të kufizojnë veprimtaritë biznesore, por të stimulojnë vaksinimin e popullatës, si zgjidhja e vetme për daljen nga kjo krizë.

Përderisa i lejojmë të hyjnë vetëm personat e vaksinuar dhe ata që ofrojnë dëshmi, pse të mos punojmë me kapacitete të plota?!

Rrjedhimisht, ftojmë të gjithë anëtarët e SHGK-së, që të marrin pjesë në Mbledhjen e Jashtëzakonshme të Kuvendit, të hënën me dt. 25/10/2021 pranë Hotel Sirius në ora 14:00!

Masat e reja lehtësuese anti-COVID hyjnë në fuqi nga dita e sotme (23 tetor)

“Masat e reja lehtësuese hyjnë në fuqi nga dita e sotme”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu..

Me vendimin e ri të Qeverisë është zgjatur orari i lëvizjes për qytetarë deri në ora 24:00, kurse nga ora 24:00 deri në ora 05:00 vlen ora policore.

Gjithashtu, lehtësime ka pasur edhe për sektorin e gastronomisë, të cilët lejohen të punojnë deri në ora 23:00.

Në vendim thuhet se maskat mbesin obligative për qytetarët e Kosovës.

“Në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ministritë e linjës, palët e interesit dhe ekspertët përkatës u miratua vendimi i ri për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19”, thuhet në vendimin e Qeverisë. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img