26,04,2024

Gastronomët ferizajas ankohen për mossubvencionim të pagave dhe qirave

Must Read

Në fillim të muajit prill Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që sektori i gastronomisë të punojë vetëm me shërbimin merr me vete.

E për dy javët sa zgjatën këto masa, Ministria e Financave u pati premtuar gastronomëve që do t’ua paguajë gjysmën e pagave të punëtorëve dhe gjysmën e qirasë.

Megjithatë, sipas gastronomëve ferizajas, këto pagesa akoma nuk kanë ndodhur.

“Për momentin nuk ka ndodhë, punëtorët janë duke i pritë qato i ka premtu Qeveria. Nuk ka asgjë prej Qeverisë, premtimet i ka dhanë, por nuk i ka realizu ende”, tha Artan Bajraliu, pronar i ”Cherry Lounge&Bar”.

“Deri në qeto momente nuk na ka dalë asnjë pagesë prej Qeverisë. Po presim, edhe pse ministri Murati tha që janë ekzekutu një përqindje, por garant nuk jemi në atë përqindjen e parë ne”, thotë Behar Osmani, pronar i ”Barabar Lounge”

Osmani e Bajraliu tregojnë se gjatë tërë periudhës së pandemisë kishin vështirësi në punë duke filluar nga oraret e shkurtuara, por edhe gjobat nga inspektorët të cilët, sipas tyre, kishin qasje dhe kërkesa të pabarabarta sa u përket lokaleve të gastronomisë.

Ata shprehen të gatshëm të protestojnë nëse qeveria nuk i plotëson premtimet e saj.

“Ne do ta përkrahim kryetarin e gastronomëve Kllokoqin edhe pse arsyeja është që nuk na lanë me punu dhe nuk na ndihmuan asgjë. Ky është dëm që po dëmtohemi ne e jo Qeveria, nëse na ndihmon Qeveria ne do ta respektojmë Qeverinë, qysh jemi duke e respektu deri tash. Në favor tonin nuk ka kurgja përveç dënimeve të inspektorëve. Në favor tonin është duke ardhë dënim për me na dëmtu. Ne veç dënime sa kemi na ndihmon sa të duash, s’ka nevojë me na qitë, nëse është problemi tek pagesat që i kanë premtu ata”, shtoi Bajraliu.

“Shoqata e gastronomëve disa herë ka paralajmëru protesta, por asnjëherë nuk i ka çu deri në fund. Nuk e di a është faji i Petritit (Kryetar i Shoqatës së Gastronomëve) apo i gastronomëve që nuk iu kanë përgjigjur ftesës. Protesta është mjet demokratik që përdoret në gjithë botën,  edhe ne duhet me protestu, por mendoj që ne duhet ma shumë me i respektu masat anti-Covid që kërkohen nga institucionet shtetërore”, deklaroi Osmani.

Masat që jani tani në fuqi ua mundësojnë punën gastronomëve deri në orën 22:30 kur edhe fillon ora policore, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img