29,03,2024

Gashi: Thaçi është President i Kushtetueses

Must Read

tome-gashi-681x383

Avokati Tomë Gashi ka thënë se nuk i beson Gjykatës Kushtetuese, por e respekton atë. Gjykata Kushtetuese sot ka dalë me vendim në bazë të të cilit zgjedhja e Hashim Thaçit president është legjitime.

“Gjykata Kushtetuese ka qenë Alfa dhe Omega viteve të fundit në Kosovë ku janë nxjerrë vendime të ndryshme. Shpjegimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është aq i qartë, ata kanë thënë se nuk ka ngjashmëri me rastin Pacolli, pasi që aty nuk kanë qenë në sallë prezent 2/3 e deputetëve. Ndërsa në rastin e Thaçit, këtu ka qenë gjithçka në rregull, kanë qenë mbi 80 deputetë në sallë. Thaçin president e kanë zgjedhur me prezencën e tyre, pavarësisht deklarimeve të tyre të mëhershme”, tha Gashi në Info Magazine të Klan Kosovës.

Gashi ka thënë se vendimi i vitit 2011 ka qenë ndryshe dhe i 2016-ës është ndryshe.

“Ky aktvendim i Gjykatës Kushtetuese nuk është i drejtë, pasi në vitin 2011 është vendosur ndryshe, kurse në vitin 2016 ndryshe me të njëjtat rrethana. Haradinaj ende nuk ishte zëvendësuar nga askush, pastaj ka pasur deputet në paraburgim dhe arrest shtëpiak, pra diku 1/3 e deputetëve nuk kanë qenë në sallë”.

“Në anën tjetër kemi deputet të cilët kanë dalë burra pasi i kanë mbajtur fjalët e tyre, kur kanë thënë se nuk do të jenë prezent në sallë dhe nuk kanë ardhur”, tha ai.

Por Gashi thotë se ka pasur edhe deputetë që kanë vepruar ndryshe.

“Por kemi edhe deputet që nuk dua t’i ceki që ndër vite kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj Thaçi, e në ditën e zgjedhjes së tij president, kanë qëndruar në sallë duke mundësuar zgjedhjen e tij. Gjykata Kushtetuese është piedestali dhe askush nuk mund të bëjë asgjë kundër vendimit të saj, për ligjshmërinë e zgjedhjes së Thaçit president. Ky vendim mund të mos pranohet, nuk mund të ankohen ndaj këtij vendimi, e mos pajtimi në këtë rast është politik”.

“Presidentët janë president pavarësisht a i pranon dikush ose jo, Thaçi është president deshëm ne ose jo”.

Sipas tij, Thaçi është president i Gjykatës Kushtetuese, pasi vendimi i saj nuk ka mënyrë juridike që mund të kundërshtohet.

Ndërsa ai ka thënë se nuk do të pranojë të jetë këshilltar i Hashim Thaçit.

“Nuk do të pranoj të jem këshilltar i Thaçi dhe i askujt, po përgatitem me dy avokatë amerikanë për Gjykatën Speciale”, tha ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img