28,04,2024

Gara unike e Gjuhës Angleze në Ferizaj

Must Read

Ferizaj.07.10.2017. Sot në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj filloi gara unike e Gjuhës Angleze (ENGVID Competition) e organizuar nga shoqata e mësimdhënësve të gjuhës angleze dhe Drejtoria Komunale e Arsimit.

ENGVID ( English-Video) është një garë e gjuhës angleze shumë më ndryshe nga çdo garë tjetër e mbajtur ndonjëherë. Kjo garë ka për synim kureshtjen dhe identifikimin e talentëve të rinj, nxjerrjen në pah te njohurive të përgjithshme të tyre në gjuhën angleze si dhe mbështetjen e tyre drejt avancimit të këtyre njohurive.

Garën e filluan 223 nxënës / përfaqësues të të gjitha shkollave fillore ne komunën e Ferizajt. Para nxënësve u shfaq një video dokumentar i shkurtër në gjuhën angleze e cila është përsëritur 3 herë më qëllim që nxënësit ta kuptojnë më mirë dhe të përgjigjen në 20 pyetjet ne test rreth përmbajtjes së video-dokumentarit.

I tërë procesi i garës është monitoruar nga Afrim LLabjani (zyrtar i drejtorisë komunale të arsimit) dhe anëtarëve të këshillit organizativ.

Gara do të përfshijë 10 javë dhe do të jetë me sistem eliminues ku pas çdo jave do të eliminohen një numër i caktuar nxënësish me më pak pikë të arritura në test, kurse nxënësit që vazhdojnë garën u mblidhen pikët e secilit test dhe në bazë të pikëve të arritura do të bëhet edhe renditja e pozitës së tyre në tabelë deri në finalen e madhe që do të mbahet më 20 prill (2018) me 5 finalistët me të mirë në testet paraprake. Për tre finalistët e fundit pasojnë këto shpërblime:

Vendi i parë 300 euro + 1 roman në gjuhën angleze.

Vendi i dytë 150 euro + 1 roman në gjuhën angleze

Vendi i tretë 50 euro dhe një roman në gjuhën angleze

Një garë e tillë nuk mund të realizohej pa bashkëpunëtorë siç janë;  Agron Bajraktari (Rektor ne Universitetin e Shkencave te Aplikuara në Ferizaj), Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe mësimdhënësit e gjuhës angleze.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img