29,03,2024

Galeria e Arteve dhe SHAF “Zef Kolombi” shpallin konkurs për Ekspozitë Kolektive

Must Read

GALERIA E ARTEVE-FERIZAJ & SHAF “ZEF KOLOMBI”
kanë kënaqësinë të shpallin

KONKURS

për
Ekspozitën Kolektive
Çmimi tradicional “Gursel Sylejmani” 2020

Ftohen të gjithë artistët e artit pamorë të aplikojnë për pjesëmarrje me punimet e tyre në Ekspozitën Tradicionale Çmimi “Gursel Sylejmani 2020”.


Kushtet për aplikim:

• Artistët mund të konkurojnë me një vepër arti,
• Punimi të jetë në gjendje të rregullt teknikisht dhe të pa ekspozuar në Galerinë e Arteve në Ferizaj;
• Veprat të cilat janë të kornizuara në qelq, duhet të jenë të fotografuara paraprakisht dhe t’i dëgojnë fotot;
• Tema është e lirë.

Procesi i Aplikimit:

• Punimet do të dorëzohen në Galerinë e Arteve çdo ditë pune prej orës: 09:00 – 15:00;
• Artistët në momentin e dorëzimit të veprës duhet ta plotësojnë aplikacionin.

Afati kohor:
• Konkursi i hapur është nga data 21 janar deri më 07 shkurt 2020;
• Veprat do ti nënshtrohen vlerësimit dhe përzgjedhjes nga juria profesionale;

Vërejtje:
• Tërheqja e punimeve bëhet jo më larg se dy javë pas mbylljes së ekspozitës.
Pas këtij afati kohor organizatorët nuk mbajnë përgjegjësi për veprat.

Kontakt: +383 (0) 49 92 12 32; +383 (0) 49 92 42 28
e-mail: galeria.ferizaj@hotmail.com e-mail: shaf.zefkolombi@hotmail.com
Adresa: Rr. “Ramadan Rexhepi” Pn. Galeria e Arteve 70 000 Ferizaj, Kosovë.

Ekspozita kolektive është mbështetur nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit- Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img