12,07,2025

Gabimi i (pa)qëllimshëm ia humb rastin Prokurorisë

Must Read

Afatin prej tri ditësh, i paraparë për ankesë ndaj vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila ka refuzuar të rigjykojë një tentativë vrasjeje të vitit 2011, nuk ka arritur ta shfrytëzojë Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Punëtorja e arkivit, Mevlude Statovci, e cila është përgjegjëse për dorëzimin e çdo vendimi konfidencial te kryeprokurori i kësaj prokurorie, Imer Beka, nuk e ka dorëzuar atë me kohë, shkruan sot Koha Ditore.

Si pasojë, nën dyshimin për fshehje të qëllimshme të këtij dokumenti, Statovci është dërguar në komision disiplinor. Këto ditë ajo është dënuar me ndalesë prej 30 për qind të pagës.

E kontaktuar nga “Koha Ditore”, Statovci ka thënë se këtë veprim nuk e ka bërë me qëllim, porse si është “skajuar nuk e di as vetë”.

Në anën tjetër, prokuroria ka njoftuar se është duke shqyrtuar një bazë të re ligjore për të bërë sërish kërkesë në gjykatë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Ferizaj, 11.07.2025Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img