26,04,2024

Fytyra e re e ISIS-it, “Buldozeri” me prejardhje kurde që ua heqë kokat të burgosurve (Video18+)

Must Read

isis (1)

Në xhirimin e ri që e ka publikuar Shteti Islamik, xhihadisti me pseudonimin “Buldozer” me thikë ua prenë kokën tre të burgosurve.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, xhelati është shfaqur në video i pamaskuar, që më parë nuk ka qenë rast dhe për të thuhet se bëhet fjalë për “njeriun e rëndë 130 kilogramë të njohur me nofkën Buldozeri dhe i cili është i njohur si njëri nga xhelatët më të tmerrshëm të ISIS-it”, transmeton Indeksonline.

Për të vetëm dihet se është me prejardhje kurde, kurse para që t’i therë me thikë të burgosurit ka kërcënuar bashkëkombësit e tij për hakmarrje nëse vazhdojnë ta sulmojnë ISIS-it, si dhe liderin kurd, Masud Barzanin.

Një sirian 14 vjeçar ka thënë se ‘Buldozeri’ ia ka prerë dorën dhe këmbën, pasi që ka refuzuar t’i bashkohet ISIS-it. Ai ishte mbajtur rob si luftëtar i kryengritësve dhe është maltretuar më shumë se një muaj. /Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img