26,04,2024

Futbollisti i Ferizajt ironizon me kryesinë për borxhin që këta të fundit i kanë lojtarëve

Must Read

Ferizaj e nisi me shumë ‘zhurmë’ këtë edicion në futbollin e Kosovës, por duket se telashet në këtë skuadër me të përfunduar stinori vjeshtor janë rritur shumë, shkruan Zëri.info.

Klubi e ka pranuar se ka disa borxhe ndaj lojtarëve derisa donatorët anglezë janë larguar duke mos dhënë asnjë shenjë.

Gjithsesi, në këtë mes ata që e pësojnë më së shumti e që kanë mbetur në udhëkryq janë futbollistët.

Ata ende nuk e dinë se çfarë do të ndodh me ta, derisa klubi u ka nga tri paga borxh.

“Po presim deri pas festave të dhjetorit dhe të shohim. Tash për tash nuk ka asnjë përmirësim. Ne po presim të na shlyhen borxhet para se të marrim vendimin”, i thënë një futbollist i Ferizajt për Zëri.info në kushte anonimiteti duke shtuar se klubi u ka premtuar shlyerjen e borxheve, por ata nuk e besojnë shumë këtë.

“Na kanë thënë se do të shlyhen borxhet para Vitit të Ri, por para cilit Vit të Ri nuk e di”, ka përfunduar futbollisti ferizajas.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img