26,04,2024

Fundjava me vranësira dhe diell, pritet edhe shi lokal

Must Read
Shiu / ilustrim

Në fundjavë do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe intervale me diell, e vende-vende priten edhe reshje lokale shiu që do të shoqërohen edhe me bubullima. Në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell, kohëpaskohe me shi dhe mundësi edhe për bubullimë.

Prishtina Ëeather raporton se masa të ftohta ajrore që do të depërtojnë me vorbullën ciklonike pritet të zbresin temperaturat nën vlera mesatare në fillim të javës së ardhshme. Në fundjavë temperaturat minimale do të luhaten nga 12C deri në 13C, e ato maksimale nga 24C deri në 27C, ndërsa gjatë javës së ardhshme temperaturat do të zbresin në të dy ekstremet, minimalet do të luhaten nga 8C deri në 9C, e ato maksimale do të pësojnë rënie nga 21C, të hënën, deri në 17C nga mesi i javës.

Era do të fryjë mesatarisht e fuqishme kryesisht nga jugperëndimi 3-11m/s, e nga dita e martë nga veriu 3-5m/s./ Lajmi.net

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img