20,04,2024

Ftesë pë pjesëmarrje në Kongresin e organizuar nga Fakulteti i Inxhinierisë dhe Shkencave Natyreore në Stamboll

Must Read

Universiteti Maltepe në Stamboll të Turqisë, fton studentët nga e gjithë bota që të marrin pjesë në Kongresin e shtatë Ndërkombëtar të Studentëve i cili do të mbahet me 9-10 Maj 2019.

Që nga viti 2013, ICNTE ka sjellë studentë nga e gjithë bota duke u dhënë atyre mundësinë për të shprehur dhe ndarë interesat dhe idetë e tyre kërkimore mbi një sërë çështjesh të rëndësishme në inxhinieri.

Tipari më i rëndësishëm i konferencës është se folësit do të përbëhen nga studentë të doktoraturës, të diplomuar, dhe Phd. studentë, zakonisht të lidhur me programet inxhinierike. Të gjithë studentët janë të mirëpritur të jenë pjesë e kongresit me artikujt, dialog, shënime dhe komentet e tjera.

Pjesëmarrësit duhet të prezantojnë të paktën një prezantim në këtë Kongres. ICNTE do të mbahet nga 9 deri më 10 maj 2019 në “Marma Hotel Stamboll”, e vendosur në kampusin kryesor të Universitetit Maltepe. Të gjitha akomodimet (përfshirë tarifat e hoteleve si dhe mëngjesin, drekën dhe darka) janë pa pagesë për pjesëmarrësit. Shpenzimet e udhëtimit (në Turqi dhe në shtëpi) duhet të mbulohen nga vetë pjesëmarrësi. Informata të shkurtra mbi temat e konferencës, datat e rëndësishme dhe logjistika i gjeni më poshtë. Abstraktet deri në 300 fjalë duhet të dorëzohen për shqyrtim deri më 1 mars 2019 përmes emailit në adresën e konferencës. Udhëzimet do të dërgohen me email tek ju pasi të marrim letrën tuaj të qëllimit.

Data të rëndësishme

Afati i fundit për dorëzim të Abstraketeve

1 mars 2019

Lajmërimi për pranim

15 mars 2019

Mbajtja e Kongresit

Maj 9-10, 2019

Vërejtje

Nuk ka pagesë për regjistrim në këtë Kongres sepse është i sponzorizuar nga Maltepe University. Shpenzimet të mbuluara nga MALTEPE UNIVERSITY

* Akomodimi gjatë Kongresit në “Marma Hotel Instanbul”

* Udhëtimi nga airoporti për në hotel dhe nga hoteli në airoport

* Mëngjesi, dreka, darka dhe mbrëmja Gala

* Hyrja në të gjitha sesionet

* Pauzat e kafes

* Materialet e Konferencës

* Shëtitje në Stamboll

Shpenzimet jo të mbuluara nga MALTEPE UNIVERSITY

* Bileta e fluturimit

* Shpenzimet personale

* Akomodimi i mbivlerësuar

* Transferi nga kampusi për në qendër të qytetit

* Pije dhe ushqim ekstra

* Pjesëmarrja dhe shpenzimet e mysafirëve

* Shpenzimet e vizës nëse kërkohen

Për informacione më të detajuara, klikoni këtu https://www.maltepe.edu.tr/icnte

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img