26,04,2024

Fotografitë e të dyshuarve që e lanë 20 vjeçaren e vdekur para spitalit në Ferizaj janë shpërndarë në pika kufitare

Must Read

Kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj, Shukri Jashari për KALLXO.com ka konfirmuar se Policia ka arritur t`i marrë nga pamjet e kamerave të sigurisë, fotografitë e dy të dyshuarve që e dërguan në emergjencë një 20 vjeçare në Ferizaj.

Sipas Jasharit, fotografitë e dy të dyshuarve që u larguan nga vendi i ngjarjes me veturë me tabela nga Zvicra janë shpërndarë në pika kufitare dhe nëpër drejtori të policisë.

“Fotografitë e të dyshuarve janë nxjerrë prej kamerave të sigurisë të spitalit, ende nuk dihet kush janë ata persona, mirëpo fotografitë e tyre janë nxjerrë dhe janë shpërndarë në të gjitha pikat kufitare dhe të gjitha drejtoritë të policisë së Kosovës”, tha ai.

Një 20 vjeçare pa shenja jete është dërguar në qendrën emergjente ne Ferizaj sot, personat që e kanë sjellë viktimën janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Prokurori ka konfirmuar se të dyshuarit kanë vozitur veturë të tipit ‘Audi’ me targa nga Zvicra.

Policia ende nuk ka arritur të identifikoj viktimën dhe të dyshuarit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img