29,03,2024

Formohet Forumi i Organizatave Rinore të Ferizajt

Must Read

Ferizaj-08.04.2016.  Në organizim të  Demokracisë Studentore   në Ferizaj  u takuan përfaqësues të 11 organizatave rinore të cilët formuan  Forumin e Organizatave Rinore të Ferizajt.

Në komunikatën e lëshuar për medie nga ky Forum thuhet  se kjo ishte nevojë e kohës pas politizimit të organizatave të tanishme rinore e sidomos të KVRL-së. Rinia e Ferizajt që nga sot e ka një përfaqësim dinjitoz dhe për këtë Forumi i Organizatave Rinore Ferizaj do të jetë struktura që do të ngritë zërin rinor dhe do të avokojë për problematikat rinore që ka munguar për shumë vite, thuhet në komunikatë.

Komunikatën e plotë mund ta lexoni në vazhdim:

Një derë e re për rininë e Ferizajt

Rinia në Ferizaj sot bëri zgjidhjen për të dal nga bunkeri të cilën e ka futur politika aktuale duke e politizuar Këshillin e Veprimit Rinor Lokal në Ferizaj.

 Sot 11 organizata rinore me iniciativë të organizatës Demokracia Studentore formuan strukturën më të lartë të përfaqësimit të të rinjve “Forumi i Organizatave Rinore Ferizaj”, ku unanimisht votuan për Kryetar të këtij Forumi z. Milaim Nuhiu, i cili në të kaluarën dhe të tashmen dha një kontribut të madh për rininë e Ferizajt dhe ky post i’u besua nga të gjitha organizatat pjesëmarrëse.
Demokracia Studentore këtë iniciativë e ka marrë pasi që rinia në Ferizaj nuk është e përfaqësuar nga asnjë strukturë duke përfshirë politizimin e strukturës që duhet t’i përfaqësojë ata KVRL-në, e cila ka më shumë se 8 muaj që është jolegjitime duke u mbështetur nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ne tash e tutje nuk do të lejojmë askush që të tallet me rininë e cila është e tashmja dhe e ardhmja e vendit.
Rinia e Ferizajt që nga sot e ka një përfaqësim dinjitoz dhe për këtë Forumi i Organizatave Rinore Ferizaj do të jetë struktura që do të ngritë zërin rinor dhe do të avokojë për problematikat rinore që ka munguar për shumë vite.

12952955_1295741317105923_1986931418_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img