19,04,2024

FOR Ferizaj: Mosfunksionimi i institucioneve, të rinjtë po pësojnë me fatalitet

Must Read

Forumi i Organizatave Rinore  në Ferizaj përmes një komunikate ka ngritur shqetësimin për rastet e fatkeqësisë që kanë ndodhur  e shumica prej tyre edhe me fatalitet.

Komunikatën e  plotë  të FOR-së mund ta lexoni në vazhdim.

Në Republikën e Kosovës është shumë shqetësuese mosangazhimi i institucioneve si të atyre lokale ashtu edhe qendrore sidomos i institucioneve të inspektoratit, ngase problemet që janë ekzistuese po dalin të jenë me fatalitet në qytetet e Republikës së Kosovës. Duket se pozitat që ata mbajnë, po i bënë që të harrojnë që përveç privilegjeve që mbajnë në pozitat e tyre ata kanë edhe përgjegjësi, dhe me këtë rast Forumit të Organizatave Rinore Ferizaj reagon përmes një komunikate për media për këto raste.

“Mosangazhimi apo më mirë të themi “fjetja” e institucioneve tona sidomos të atyre të inspektoratit qoftë të arsimit apo të punës dhe mirëqenies sociale po tregon se duhet një angazhim jashtëzakonisht më i madh i këtij institucioni pas rasteve të dhimbshme ku përreth 30 ditë kanë vdekur 3 të rinj. Më 25 Maj në Ferizaj një 25 vjeçar me inicialet D.I. ku pas një incidenti në vendin e punës pak orë me vonë ndërroi jetë dhe për këtë nuk janë marrë  seriozisht institucionet e MPMR-së, gjithashtu nuk kishte ndonjë reagim nga Ministri Abrashi për këtë rast. Dhe sikur të mos mjaftonte vdekja e një të riu, një incident tjetër ndodhi në një ambient tjetër, kësaj radhe në ambient shkollor, më 30 Maj 2016 në Shkollën e Mesme të Lartë të Bujqësisë “Zenel Hajdini” pas një përleshje mes dy vajzave njëra mori plagë nga një therrje me thikë nga një nxënëse tjetër që ishte në një shkollë tjetër të Mesme të Lartë, kjo bënë që as inspektorati i arsimit parauniversitar nuk merret seriozisht me punën e tyre, që duhet të jetë syçelë që incidente të tilla mos të ndodhin përsëri.”  Thotë Kryetari i Forumit të Organizatave Rinore Ferizaj, z. Milaim Nuhiu

“Por, qyteti i Ferizajt nuk është i vetmi qytet që ka probleme të tilla, rast me fatalitet pati edhe në Prizren në lagjen “Marin Barleti” më 5 Qershor pas shembjes së shtëpisë vdiq një vajzë e vogël e pafajshme 3 vjeçare, pavarësisht se e ëma e saj kishte kërkuar nga institucionet komunale për mundësinë që të kishte një hapësirë tjetër më të përshtatshme dhe sjelljet arrogante  e agresive ndaj kësaj familjeje, përveç që nuk i’u ofruan ndihmë para se të ndodhte rasti, ata as nuk u përgjigjën dhe nuk patën as më të voglën përgjegjësi e ndërgjegje për këtë rast. Dhe dikush duhet dhënë përgjegjësi.” shtoi Nuhiu

“Rasti i fundit që është përsëri shqetësues humbja e jetëve të dy fëmijëve vëlla e motër me inicialet F.M. 11 vjeç dhe F.M. 13 vjeçe në Kolovicë më 24 Qershor, ku gjetën vdekjen në një gropë të hapur prej kohësh, që përsëri nuk kishte për inspektim për punimet që po bëheshin aty prej kohësh, fëmijët nga mungesa e inspektimit u ndëshkuan me humbje të jetës, edhe për këtë duhet dhënë përgjegjësi dikush, por asnjëri nuk pranon fajin” ka thënë Nuhiu

Kryetari i Forumit të Organizatave Rinore Ferizaj z. Milaim Nuhiu, gjithashtu shprehet se: “Mos angazhimi i institucioneve lokale dhe qendrore po tregojnë me shembuj që asnjëri nga ne nuk do të dëshironim, shembuj me fatalitet, andaj si Forum i të rinjve shprehim shqetësimet tona dhe kërkojmë nga Qeveria e Kosovës, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Arsimit dhe Institucionet tjera qendrore dhe komunale të shtojnë kujdesin e tyre dhe të ndërmarrin masa për t’i parandaluar incidentet e tilla. Ata që mbajnë pozitat duhet të mbajnë edhe përgjegjësi dhe ndërgjegje, e sidomos duhet të ndjekin interesin e qytetarëve dhe të bëjnë punët e tyre gjë për të cilën janë në detyrë, dhe që pasojat e mosangazhimit të tyre mos të përfundojnë me fatalitet. Dashtë Zoti që vdekjet e dy të rinjve të mitur të jenë të fundit të kësaj natyre.”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img