Ferizaj

Fitore bindëse e Kastriotit


Publikuar më:


Kastrioti e ka fituar me rezultat bindës ndeshjen e parë të javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll. Të premten në mbrëmje në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Kastrioti e mposhti Vushtrrinë me rezultat 42:14. Pas pjesës së parë rezultati ishte 22:8 në të mirë të Kastriotit.

Për Kastriotin ishte fitorja e gjashtë rresht. Skuadra ferizajase është e para në tabelë me 12 pikë. Vushtrria mbetet e gjashta me tri pikë. Ndeshjet tjera të javës së gjashtë luhen të shtunën e të dielen.

Kastrioti – Vushtrria 42:14 (22:8)

Kastrioti:Kolev, D. Dugolli, K. Syla 4, Rudari 5, Salihu 2, A. Dugolli 1, Terziqi 4, Prekazi 3, Shabani 1, Haxhimusa 4, Ramadani 4, B. Syla 3, Mustafa 3, Esati, Rajatoski 8

Vushtrria: Melenica, Abazxhiku 3, Musa 3, Lahu, Mejzini, Krasniqi 1, Pllana, Ahmeti, Emini, Hyseni, Jashari 1, Sadiku, Karaqa, Shabani 5, Jashari

To Top