19,04,2024

Fillon studimi i fizibilitetit për krijimin e rrjetit të shtigjeve turistike në Ferizaj

Must Read

 Ka filluar studimi i fizibilitetit për ndërtimin e rrjetit të shtigjeve turistike në rajonet malore të Ferizajt, me theks në territorin e fshatrave Burrnik, Jezerc, Pleshinë dhe Nerodime. Rajoni do të rrejtizohet dhe digjitalizohet konform standardeve bazike të zhvillimit të turizmit dhe aktiviteteve malore.

 Komuna e Ferizajt si bartëse e projektit përmes Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit si dhe me përkrahje nga Swisscontact  (PPSE FEGO) është e vendosur që ky projekt të zhvillohet dhe si i tillë të jetë në shërbim të banorëve të Ferizajt dhe gjithë vendit, gjithnjë duke i vënë në pah resurset natyrore dhe etno-kulturore të këtyre trevave. Shërbimet dhe produktet turistike që do të burojnë nga ky projekt do të ndikojnë dukshëm në përmirësimin e jetës së banorëve të zonës, por edhe në promovimin e natyrës dhe kulturë sonë.

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit me Drejtorin Balton Dërguti, janë gjithnjë në terren dhe në ndihmë të alpinistëve të angazhuar në projekt, duke i përkrahur me info kadastrale dhe etno-grafike gjatë gjithë jetë-ciklit; gjithashtu edhe duke u kujdesur që studimi dhe punimet të jenë konform normave ambientaliste dhe brenda veprimeve racionale në shtigje.

Koordinator i projektit për terren është alpinisti Besnik Reka me ekipin e terrenit Abdurrahim Haxhidema, Bekim Fazliu, Driton Ismani, Mentor Musliu, Faruk Mustafa, Florir Rexhepi, si dhe alpinistë të tjerë nga komuniteti i pasur bjeshkatar i Ferizajt.

Implementimi i projektit bëhet nga Klubi Alpin Prishtina përmes Nazmi Hasanramaj dhe Kristian Gashi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img