27,04,2024

Fillon rindërtimi i fabrikës që u dogj para një muaji në Ferizaj 

Must Read

Lulzim Muharremi është njëri nga 200 punëtorët që mbetën pa punë pas djegies së fabrikës ‘HI-TI GERIS’ e cila u shkatërrua plotësisht nga zjarri në fillim të muajin prill.

Zjarri rrënoi gjithçka, dogji një nga bizneset më të fuqishme të Ferizajt. Zjarri dogji edhe shpresën për një vend të punës për Lulzimin dhe 200 punëtorëve të tjerë. Kjo ngjarje u konsiderua si tragjedi për ekonominë e Ferizajt, pasi u zhdukën miliona euro.

“Unë kam punuar në këtë fabrikë që nga themelimi. Ky vend i punës ishte gjithçka për mua dhe për familjen time pasi nga kjo punë kam siguruar të ardhurat për familjen time”, shprehet Lulzimi për lajmi.net

Por lajmi i mirë është se Lulzimi dhe shumë punëtorë të tjerë pas një muaji do të mund të fillojnë punën në fabrikën ku kanë punuar më parë. Kjo pasi fabrika tashmë ka nisur të rindërtohet.

Biznesi më i fuqishëm në komunën e Ferizajt që furnizonte edhe rajonin me prodhimet e saja, po rikthehet.

Pronari i fabrikës, Nysret Gashi, konfirmon për lajmi.net se fabrika ka filluar të ndërtohet dhe, se shumë shpejt pritet të futet në funksion.

“Po kemi filluar ta ndërtojmë fabrikën e re që është afër objektit të djegur. Zjarri na ka dëmtuar shumë por ne po mundohemi ta rikthejmë biznesin që kishim”, deklaron Gashi.

Të shumtë ishin ata që i vizituan pronarët pas djegës së fabrikës. Institucionet qendrore dhe lokale patën premtuar se do të mundohen të gjejnë mundësi që të ndihmojnë në përtëritjen e këtij biznesi.

Gashi tha se deri tash nuk ka marr ndonjë ndihmë institucionale. Ai rikthimin e biznesit po e bën në mënyrë vetanake dhe me ndihmën e disa miqve.

Ndihma e institucioneve për rikthimin e këtij biznesi, do të ishte e mirëseardhur për pronarët, por mbetet të shihet nëse do të mbahen premtimet për mbështetje. /lajmi.net

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img