24,04,2024

Fillon fushata për avokim të çështjeve mjedisore

Must Read

Ferizaj.19.11.2018. Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) ka filluar fushatën për avokim të çështjeve mjedisore. FIQ ka përcjellë mesazhin për riciklimin e mbeturinave si një nga metodat për të mbrojtur ambientin.

Kjo fushatë ka filluar sot në komunën e Ferizajit me temën “Riciklimi i materialit të mbetur nga prodhimet e tekstilit”, në kuadër të projektit “Debate and Advocate” që po implementohet nga FIQ, me mbështetjen e OSBE-së.

Jo vetëm në komunën e Ferizajit, por edhe në komunat tjera prodhimet e vjetra të tekstilit hidhen kudo dhe jo vetëm nëpër kontejnerë. Madje, një pjesë e materialit të përdorur haset shumë edhe nëpër punëtori rrobaqepësie dhe fabrika.

Fushata është implementuar në Fabrikën “D-Tex” me organizimin e OJQ-së lokale “Eleta”. Në këtë fabrikë pjesëmarrësit në fushatë kanë ndjekur një nga mënyrat e riciklimit të materialit të mbetur.

Drejtori i kësaj fabrike Hevzi Avdiu ka thënë se mbetjet prej materialeve të përdorura në këtë fabrikë nuk hudhen në mbeturina. Ai tha se nga ky material prodhohen jastëk. Avdiu njoftoi se në këtë fabrikë numri i të punësuarve është kryesisht vajza dhe gra.

Ndërkaq, Dajana Berisha drejtoreshë ekzekutive e FIQ-it ka thënë se riciklimi i mbeturinave është mëse i nevojshëm të ndodh në Kosovë. Berisha ka thënë se punësimi i vajzave dhe grave duhet të jetë prioritet edhe për bizneset tjera në vend dhe se FIQ-i do të luaj rol të madh në mobilizimin e institucioneve vendore (si Enti i punësimit, komunat dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale).

Nadire Kololli përfaqësuese nga OJQ “Eleta” tha se ripërdorimi i tekstilit përdoret nga vajzat dhe gratë gjatë punës së tyre dhe do të jetë material shpenzues edhe në të ardhmen.

Ajo ka bërë thirrje që bizneset e ndryshme të punësojnë vajza dhe gra duke potencuar papunësinë më të madhe tek to që jetojnë në zonat rurale.

Fushata do të vazhdojë gjatë ditëve në vijim të mbahet edhe në komunën e Mitrovicës, Podujevës, Prizrenit, si dhe Gjakovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img