28,03,2024

“Filip Lahm? Jo faleminderit, kam Altin Lalën”

Must Read

Lala-620x465

Që nga viti 2003, karriera e Ralf Rangnikut ka parë shumë sfida: u pushua nga Hanoveri pasi e ngriti në Bundesligë, u pushua nga Shalke, ngriti Hofenhaimin në Bundesligë, rimori kontrollin e Shalke-s dhe e çoi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe nisi me Lajpcigun një projekt ambicioz që po merr frytet e veta këtë sezon.

E megjithatë, një skenë në vitin 2003 është akoma në kokën e tij dhe e tregon ende dhe sot. Zëvendëstrajneri i tanishëm i Bajernit, asokohe trajner i ekipit të dytë, Herman Gerland, ishte në kërkim të një skuadre për një talent të akademisë. Ishte pak i imët, dhe të çaje në ekipin e parë të bavarezëve ishte e vështirë. Ky djalosh mund të luante si mbrojtës krahu, por me moshat kishte luajtur dhe si mesfushor. Gerland merr në telefon Rangnikun dhe ia ofron talentin në huazim te Hanoveri modest që ai drejtonte. “Faleminderit, por si ky kam Altin Lalën”, qe përgjigjja e Rangnikut. Talenti ishte Filip Lahm.

Ky i fundit përfundoi i huazuar te Shtutgarti, ku bindi, për t’u rikthyer në Mynih e për të kaluar në kombëtare, ekipe të cilat i ka udhëhequr si kapiten drejt trofeve më të mëdhenj. “Mbase mund të kisha gjetur atëherë një vend për Lahmin”, kritikon veten tani 57-vjeçari. /Asport.info/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img