29,03,2024

Fevzi Hajdari, i arrestuari për korrupsion që ishte kandidat për drejtor menaxhues në AKP

Must Read

Para pak ditësh Policia e Kosovës ka arrestuar Fevzi Hajdarin Udhëheqës i Ekipit të Likuidimit në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, raporton Indeksonline.

Policia përmes një komunikate kishte njoftuar me iniciale dhe arsyen e arrestimit të Hajdarit.

“Policia e Kosovës në funksion të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive ligjore, e në veçanti në përpjekjet e saj të vazhdueshme për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, pas hetimeve të kryera paraprake, sot me datë 16.08.2016, në një operacion policor të mirë planifikuar ka arrestuar një person të dyshuar (F.H. viti i lindjes 1972), punonjës në AKP (Agjencioni Kosovar i Privatizimit) i përfshirë në vepra penale” keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe” marrje e ryshfetit”, thuhej në komunikatë të PK-së.

Indeksonline i ka treguar një burim brenda AKP-së se Hajdari ishte në listë të ngushtë të bëhej drejtor menaxhues në AKP dhe kishte përkrahjen politike.

“Hajdari ka qenë në listë të ngusht të rekrutimit për drejtor menaxhues dhe ka pasur përkrahjen e politikës. Ai ka qenë në listë të ngushtë nga kandidatët, por në momentet e fundit është eliminuar”, i ka thënë një burim Indeksonline brenda AKP-së.

Ndërsa gjatë bastisjes në shtëpin e Hajdarit Policia e Kosovës kishte gjetur edhe prova materiale “përderisa me urdher të prokurorit kompetent i dyshuari dërgohet në mbajtje për procedurë të mëtejme ligjore”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës./

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img