23,04,2024

Festë Kombëtare, apo frazë sa për sy e faqe

Must Read

Jam rritur me të mësuarit, për ditën e madhe të Nëntorit, Ditën e Flamurit 28 Nëntorin, ani pse atyre kohëve, qytetarët festonin në forma të ndryshme, dikush në dhomat e pritjes, në shtëpitë e tyre duke stolisur ambientin familjar me një flamur të varur në mur për ti njoftuar fëmijët për një festë të madhe, dikush duke varur flamurin në mur apo mbi pullazet e shtëpisë, (në vendet më të thella malore), por prapë se prapë kjo festë kishte madhështin e tij.

Edhe në këtë Nëntor, ku po festojmë në liri përvjetorin e 104 të Ditës së Flamurit, në disa institucione të qeveris lokale mungonte Flamuri Kombëtarë, siç ishte rasti me Qendrën e Kulturës në Ferizaj, në vendin ku prezantohet kultura, në vendin ku hartohet kalendari festivë, e këtu mungonte kjo festë.

Për çudi, në këtë përvjetorë ishte larguar nga programi edhe seanca solemne në Kuvendin Komunal, me arsyetimin se nuk është e regjistruar si festë në kalendarin shtetërorë, ndoshta me të drejtë, por më habiti fakti që në objektin e Komunës ishte vendosur një Flamur gjigant, i cili kishte zënë një pjesë të madhe të pamjes kryesore të objektit.

Nëse vërtet kjo ditë nuk është në kalendarin shtetërorë, atëherë nuk duhej të ishte ditë pushimi, gjë e cila nuk kishte ndodhur, të gjitha institucionet lokale kishin ditë feste, ani pse në objektet e tyre mungonte simboli kombëtarë, Flamuri.

Nga Kuvendi Komunal, drejt varrezave të Dëshmorëve të Kombit, kryetari i komunës z.Svarqa me disa nga zyrtaret e stafit të tij, e të përcjellë nga një numër i qytetarëve, ndaluan për ti nderuar Shtatoret e Heronjëve të Kosovës, në cilët janë për gjatë rrugës që të shpien në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Radhët vinin e shtoheshin nga qytetarët, duke e bërë madhështore këtë ditë sikur në të kaluarën, e ajo që më bëri përshtypje për së keqi, ishte prezenca e disa politikanëve, të cilët kishin harruar për pozicionin e tyre si person publik, e që në një ditë të tillë festive shumë lehtë bien në syrin e qytetarit. Këta politikanë brengë kishin të jenë pranë kryetarit të komunës, që prezenca e tyre të kapet nga kamerat e televizioneve lokale, e në asnjë formë respekti për ata që dhanë jetën për lirin e kësaj dite.

Një dukuri e tillë ndodhi këto ditë, me kryetaren e Forumit të Gruas së LDK-së, znj Besa Beqiri Zejnullahu, e cila si duket ka harruar që drejton dhe është përfaqësuese e Gruas së LDK-së, me të cilën mund të jetë duke përfaqësuar nënën, motrën, bashkëshorten apo të bijën e Dëshmorit të Kombit, e në këtë ditë më e rëndësishme për të ishte prezenca e saj pran kryetarit Sfarqa, se sa ti nderoj radhazi Dëshmorët e Kombit. Ajo më tepër dukej e brengosur, që kamerat e televizioneve lokale nuk do ta kapnin në krahun e kryetarit, se sa respekti për të cilën kishin ardhur. Për kujtesë kësaj zonje dua të ja bëjë të ditur, se këta Dëshmorë të Kombit dhanë më të shtrenjtën e tyre jetën, që ju të keni mundësi të jeni kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së, pa pasur pengesa nga sistemet okupuese siq kishim në të kaluarën. Falë jetës së tyre, ne sot planifikojmë, punojmë për të mirën e përgjithshme, por asnjëherë nuk duhet ironizuar me Dëshmorët e Kombit siq bëtë ju.

Për të gjithë ju, të cilët nuk bashkëndjeni me Veteranët e Luftës, Invalidët e UCK-së, Familjaret e Dëshmorëve të Kombit, për veprimtarin e sakrificën e tyre, mos të marrin mundin të

vijnë në këto varreza. Dëshmorët e Kombit edhe pa prezencën e juaj, janë e do të mbesin krenaria e kombit.

Këtë ditë ju e nderuar kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së, znj Besa, se pate problem të kalonit përmes pjesës së gjelbëruar të këtyre varrezave me tri apo katër shoqëruese të juaja, për tu ofruar sa më afër me kryetarin Svarqa, në momentin kur të përkulet para pllakës përkujtimore ku janë të gravituar emrat e Heronjve të Kombit, e ti nuk e pate për ti nderuar ata, por dëshira e juaj për tu parë në televizionet lokale pran tij, pasi që syri ua zuri se kryetari Svarqa dhe stafi i tij po ndjekej nga të gjitha mediat lokale, e ky filmim nuk duhet të të ikte ty znj. Besa, e cila në cilësinë e kryetares së gruas së LDK-së në Ferizaj, dëshironte ta prezantonte figurën e saj në këtë ditë festive.

Me erdhi në mendje, ta ngrija zërin, e ti ftoja Dëshmorët të ngritën nga varret, ta shohin punën e veprimtarin e disa politikanëve, për të cilët ata dhanë jetën. Të qenurit figurë publike nuk të jep privilegje, nuk të bënë edhe të mençur, për pos asaj të qenurit i kujdesshëm për të gjitha veprimet, që nga momenti kur kalon pragun e shtëpisë!….

29.11.2016

Nexhat Shahini, Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img