24,04,2024

Ferizajasit për çdo ditë ecin skaj vdekjes (FOTO/VIDEO)

Must Read

Familja Ilazi nga fshati Komogllavë e ka ende të freskët rastin kur i biri i tyre Naseri humbi jetën në një aksident në hekurudhën e qytetit të Ferizajt.

Edhe pse aksidenti ndodhi shumë vite më parë gjegjësisht para tri dekadave plaga e tyre asnjëherë nuk u shua.

Pavarësisht humbjes së jetëve, hekurudha vazhdon të kalojë midis qytetetit të Ferizajt.

Treni kalon skaj shkollës fillore Gjon Serreqi derisa, afër ndodhet edhe parku kryesor i qytetit i ndërtuar në kohën kur Ferizaj udhëhicej prej Bajrush Xhemajlit.

Nga statistikat e policisë së Kosovës të vitit 2015-2016 të periudhës janar – maj shënojmë vetëm dy aksidente me dëme materiale.

Për ta shuar sadopak këtë problematikë në vitin 2010 me financimin e komunës u ndërtuan dy nënkalime, njëri tek tregu i gjelbërt ndërsa tjetri tek xhamia e qytetit.

Por pavarësisht këtyre ndërtimeve ky problem nuk ia arriti të shënoj kulmin e zgjidhjes së problemit. transmeton Gazeta Express.

Për të i dhënë fund këtij problemi, këtë vit është bërë një donacion prej BE-së për modernizimin e hekurudhës prej Hanit të Elezit deri në Leshak, në këtë projekt përfshihet edhe pjesa e Ferizajt.

Drejtori i infrastrukturës së Ferizajt Gafurr Ilazi përmes një interviste thekson se kanë bërë kërkesë per futjen herkurudhës nën tokë si masë për të qenë qytetarët me të sigurt.

Por kur do të fillojnë punimet e këtij projekti nuk dihet ende.

Ai shprehet se: ” Ne si komunë kemi bërë kërkesë përmes ministrisë së infrastrukturës që së paku 2 km te hekurudhës që kalojnë në qendër të qytetit të futen nëntokë. Ne si drejtori kemi bërë kërkesë por nuk mund të dijmë ende se kur do të fillojnë punimet sepse kjo shkon në nivel shtetëror, mirëpo projekti është në fazën e përgatitjes”.

Kostoja e këtij projekti të kësaj pjese do të kushtoj prej 10 milionë euro dhe do te realizohet nga donacionet e BE-së.

Ferizaj njihet edhe si qyteti i trenit,pasi që  ndërtimi i vijës hekurudhore (1873) dhe stacionit hekurudhorë janë dy faktorët kryesor që ndikon në zhvillimin ekonomik dhe formimin e qytetit.

Brenda 24 orëve treni kalon 6 herë, dhe lidhë qytetet Ferizaj, Fushë Kosovë, Prishtinë, Shkup dhe Hani  Elez, linjë e cila kryen  transportimin e udhëtarëve dhe të mallrave.

Ky tekst është shkruar nga Artina Haliti,studente e vitit të parë në Arte Mediale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img