25,04,2024

Ferizaj suspendoi kapitenin dhe nuk e pagoi asnjë cent, kjo është situata e Egzon Shabanit!

Must Read

Egzon Shabani ka qenë një nga futbollistët kryesor të Ferizajt, madje dhe kapiten i ekipit në fillimin e edicionit vjeshtor te ‘Ujqit’.

Por, një mos marrëveshje mes tij dhe klubit, ka bërë që Shabani të mbetet pa ekip në mesin e edicionit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë futbollisti, i cili në një prononcim për gazetën “Olle” ka thënë se është futbollist i lirë, ndërsa ka zbuluar se që nga suspendimi nuk është paguar fare nga Ferizaj.

“Me Ferizajn kisha kontratë për 1 vit, por që klubi më ka suspenduar, kurse që prej se ndodhi kjo gjë nuk më kanë bërë as pagesën mujore që kisha në kontratë”, tha fillimisht Shabani.

Tutje, ai zbuloi se tashmë është në kërkim të skuadrës së re, ndërsa nuk hezitoi të tregon ekipin që ka pasur bisedime me të.

“Kisha biseda me Flamurtarin, por momentalisht kanë ngecur, gjithsesi për të ardhmen do të vendosi shumë shpejt”, përfundoi ai.

Më parë, Shabani ka qenë pjesë e ekipeve si, Gjilani, Llapi e Ballkani.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img