23,04,2024

Ferizaj: Shoqërohen në polici tre të dyshuar për dëmtimin e pyjeve

Must Read

Stacioni policor i Ferizajt, në mbështetje edhe të Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH), nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kanë vazhduar së zbatuari planin operativ ,,Mbrojtja e pyjeve 2021”, lidhur me prerjen e pyjeve, transportin dhe shitjen ilegale të drunjëve .
Në kuadër të këtij aksioni, policia ka hasur në 3 persona të dyshuar të cilët kishin prerë dhe vjedhur drunjë në bjeshkët e Ferizajt.
Ata po i transportonin drunjët me një kamion dhe dy furgona . Të njëjtit policia i ka shoqëruar në stacionin policor të Ferizajt dhe pas intervistimit nga ana e policisë, automjetet dhe drunjët ( afërsisht 15 m) u janë konfiskuar për procedura të mëtejme.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksione të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim të prerjeve të pyjeve dhe
transportit dhe shitjes ilegale të drunjëve., si dhe apelon te qytetarët që, saherë hasin persona që prejnë , transportojnë dhe shesin ilegalisht drunjë, të njoftojnë menjëherë policinë , stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.



- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img