20,04,2024

Ferizaj shënoi 20 vjetorin e Çlirimit

Must Read

20 vjetori i Çlirimit, qytetin tonë e gjeti me shumë ngjarje kulturore e sportive, përkujtimore për martirët e lirisë dhe bijtë e bijat më të shtrenjtë të kombit, Dëshmorët e Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lum qytetarësh u dendën sot, që në mëngjes, përgjatë gjithë qendrës së qytetit deri tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në nderim të gjakut, sakrificës dhe veprës së shenjtë atdhetare që bënë për lirinë e Kosovës.

Kësaj mase të gjerë qytetarësh i printe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, bashkë me ekzekutivin dhe legjislativin lokal, deputetin e Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, kryetarin e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Gafurr Bytyçi , kryetarin e OVL UÇK-së në Ferizaj, Rafiz Sejdiun dhe qindra veprimtarë të dalluar të çështjes kombëtare, drejtues institucionesh shtetërore lokale dhe qendrore, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarë të tjerë.

Me nderimin më lartë, përkulje pranë Memorialit të Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së dhe kurorat e luleve në varret ku pushojnë bijtë e bijat më të shtrenjta të kombit u bënë homazhet në këtë jubile të 20-të Çlirimit të Ferizajt.

Elmi Reçica, ish-epror i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kujtoi këtë ngjarje, me lavdinë e shokëve të rënë për lirinë, orientimin e shoqërisë sonë në dekadën e re, atë të zhvillimit ekonomik, intergimit dhe fuqizimit të mëtejmë të shtetit tonë.

“Sot shënojmë ditën e çlirimit, ditën e paqes, ditën e fillimit të një jete të re, krejt të veçantë, jete pa luftë dhe pa shqetësime çfare i kanë pasur para 12 Qershorit të vitit 1999. Dua të falënderoj gjithë ata që kanë kontribuar, ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët e rënë, invalidët e luftës, pa angazhimin, pa punën, pa jetën, pa sakrificën e tyre nuk do të ishim këtu ku jemi 20 vjet pas. Një falënderim i veçantë i shkon forcave të NATO-s që kanë qenë ato që kanë përcaktuar shpejtësinë e ndryshimit rrënjësor të gjendjes në Kosovë. Padyshim që janë emocione shumë të veçanta, emocione që të rikthejnë prapa, që kujton shokët e rënë, qytetarët tanë, vuajtjet e tyre, kujton çdo moment, çdo kohë dhe ndihesh krenar që krejt ajo sakrificë, krejt ato vuajtje kanë përfunduar me paqe, liri dhe pastaj me pavarësi” tha deputeti Reçica i cili shtoi se në dekadën e re, dekadën e tretë pas lirisë dhe pavarësisë fokusi është intregrimi, zhvillimi ekonomik që do të na prijë në këto procese.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img