29,03,2024

Ferizaj së shpejti  edhe me tre murale

Must Read

Shoqata e Artistëve Figurativ “Zef Kolombi”  sot ka marrë dritën e gjelbër nga kryetari i Ferizajt,Muharrem Svarqa për mbështetje të festivalit dhe  tre muraleve që do të punohen në Ferizaj.

 Sot kemi marrë pëlqimin e kryetari  për ndihmën  dhe përkrahjen e e festivalit të muraleve I cili do të mbahet në Ferizaj tha Lebibe Topalli, kryetare e Shoqatës së Artistëve Figurativ “Zef Kolombi”

Për lokacionin se ku do të  bëhen këto murale Topalli tha se  do të bëhet një takim më komisionin i cili do të përfshijë struktura komunale,artist,shoqërinë civile  dhe  publicistë,të cilët do të vendosin se në cilat pjesë të qytetit  do të bëhen këto murale.

Këtë e ka konfirmuar edhe  Naim Ferati nga DKRS, i cili tha se shumë shpejt do të kryhen të gjitha përgatitjet për këtë aktivitet

“Pas disa ditësh do të shpallet konkursi për përgatitjen e skicave ku mund të konkurrojnë piktorë e skulptorë nga Ferizaj, komunat e tjera të Kosovës por edhe jashtë vendit. Pas dorëzimit të skicave, komisioni vlerësues do të bëjë zgjedhjen e skicave të cilat mendohet të paraqiten në vepër në këtë edicion të parë të festivalit.”, tha Ferati.

Sipas Topallit këto tre murale mund  të kenë një kosto rreth  10 mijë euro.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img