29,03,2024

Ferizaj: Regjistrimi në shkollat e mesme të komunës po shkon sipas planifikimit

Must Read

Interesim i lartë për gjimnazin shkencor, por këtë vit edhe për profilet e shkollës pë agrobiznes. Në gjimnaz sivjet aplikimi i nxënësve është bër në formë elektronike

Për herë të parë po zbatohet aplikimi online i nxënësve për regjistrim në Gjimnazin shkencor.Ndonësë në këtë institucion vërehet një interesim i lartë, gjatë këtij viti edhe në Shkollën për Agrobiznes ‘Zenel Hajdini” ka pasur një ineteresim për profilet që ofron kjo shkollë, gjë që nuk ka qenë praktikë viteve të kaluara.Për këto aspektet kanë folur sot drejtues të këtyre shkollave, profesor e zyrtarë të arsimit.

Në katër shkolla të mesme të komunës së Ferizajt ka nisur dje procesi i regjistrimit të nxënësve në klasat e dhejta.Ndonëse ky proces pritet të përfundoi nesër, në Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit”, për herë të parë aplikimi po bëhet në mënyrë elektronike. Ideatori dhe dizajnuesi i këtij programi, profesori Dardan Aliu, ka thënë se ky sisitem ka përparësi të shumta, është i lehtë për përdorim, i shpejt dhe jep informacione për plotësimin apo jo të kritereve. Madje, ka shtuar se ky përbënë një sisitem të cilin pritet ta marrin edhe shkollat tjera.Për zbatushmërinë e këtij sisitemi ka folur edhe drejtori i shkollës, Bjaram Rexhepi dhe i pari i Arsimit të Ferizajt, Afrim Llabjani, të cilët e kanë vlerësuar si pilot projekt, me mundësi zbatimi vitin e ardhshëm në shkollat tjera të komunës
Për më tepër bëhet e ditur se interesimi i semimtaurantëve për gjimnazin shkencor ka qenë tepër i lartë.

Për dallim prej viteve të kaluara, një ineteresim i nxënësve është vërejtur edhe profilet që ofron Shkolla për Agrobiznes dhe Teknologji “Zenel Hajdini” .Drejtuesit e këtyre dy shkollave kanë folur për mundësitë, kushtet dhe profilet që ofrojnë këto shkolla.
“Janë diku mbi 60 nxënës që tashmë kanë dorzuar dokumentacionin në profilet që ofron shkolla për agrobiznes. Kjo ka ardhur si rezultat i një pune të mira që ka bërë shkolla në sensibilizimin e drejtimeve dhe kushteve që ofron . Rol të mirë ka luajtuar edhe Qendra për Orientimin në Karierë, por edhe rritja e vetëdijes së nxënësve për shkollat profesionale” ka thënë Abdullah Imeri, drejtor i Shkollës për Agrobiznes dhe Teknologji “Zenel Hajdini”
Mësohet se përmes këtij aplikimit online kanë aplikuar 80 përqind e nxënësve të inetersuar. Profesori Dardan Aliu, shpjegon se komisioni po e bënë vetëm procesimin e dokumentacionit. “Pjesa më e madhe e aplikimit është bërë online dhe komisioni po e bënë vetëm regjistrimin e dokumentacionit” ka thënë Aliu
Ndonëse Gjimnazi nuk e ka problem numrin e nxënësve, Shkolla për Agrobiznes dhe Teknologji ” Zenel Hajdini” ka zhvilluar një fushatë sensibilizuese në teren për drejtimet që ofron. Siç duket kjo edhe e ka arsyetuar këtë veprim kur shihet se vërehte një interesim i nxënësve përë profilet që ofron
Ndryshe, kjo është faza e parë e regjistrimit, ky proces pritet të vazhdoi me 1 korrrik në katër shkollat tjera të mësme. Kjo është parë nga zyrtarët si mënyra më e mirë që nxënësve tu ofrohet qasje më e madhe në profilet që ofrojnë shkollat e mesme të komunës,njofton TV Liria

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img