06,07,2025

Ferizaj, punësohen 6 asistentë për nxënësit me nevoja të veçanta

Must Read

Komuna e Ferizajt ka nisur procedurat e rekrutimit për punësimin e gjashtë asistentëve nëpër shkolla fillore për mbështetje të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Ministria e Arsimit Shkencës e Teknologjisë e ka përkrahur këtë komunë në shkollat e së cilës ndjekin mësimet rreth 200 nxënës me aftësi të kufizuara. Vetëm në shkollën fillore “Gjon Serreçi” mësojnë 23 nxënës të tillë në një klasë të bashkangjitur.

Secili asistent do ta ketë të përfunduar programin “Pirson” në kuadër të qendrës së kompetencës. Afrim Llabjani, drejtor i Arsimit në Komunën e Ferizajt, ka thënë se pas dhjetëra kërkesave nga prindërit kanë nisur procedurat për rritjen e asistentëve për mbikëqyrjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara nëpërmjet mbështetjes së MASHT-it.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Gënjeu se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, identifikohet nga policia shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kallëzimit të rremë, i cili dyshohet se është bërë me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img