26,04,2024

Ferizaj pret të rangohet lart për nivelin e performancës së treguar për vitin 2019

Must Read

Komuna e Ferizajt në vitin 2018 është radhitur ndër komunat më të mira në raportin e performancës së Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe i njejti rezultat pritet edhe për vitin 2019.

Matja e nivelit të performancës komunale është proces obligativ në bazë të rregullores dhe udhëzimeve administrative sipas MAPL-së, e zyrtarët komunal të Ferizajt thonë se të gjithë treguesit qojnë në konstatimin se komuna e Ferizajt do të rangohet lart për nivelin e performancës së treguar për vitin 2019.

Albion Sherifi në cilësinë e kordinatorit për performancë komunale për Televizionin Liria theksoi se matja preleminare në disa fusha është realizuar, sipas Sherifit përparime janë shënuar në shërbime publike, në aspektin e mirëqenies sociale dhe të drejtave të njeriut.

“Është bërë një matje preleminare  e fushave ku është realizuar performanca komunale, kryesisht janë fushat që kanë të bëjnë me shërbimet publike që presin të jenë më dominante, gjegjësisht më të avansuara  ku janë shënuar përparime të caktuara, por pa përjashtuar edhe aspektin e mirëqenies sociale, të drejtave të njeriut, ju e dini se komuna e Ferizajt gjegjësisht qeverisja aktuale ka pasur gjatë vitit 2019 dhe po vijon të ketë një program dhe një plan masash  tepër mirë të studijuara, dhe të analizuara që kanë të bëjnë me mirëqenie sociale, elemente këto që ndikojnë në performancën e përgjithshme të komunës” kishte thënë Sherifi.

Sherifi tutje kishte theksuar se komuna ende është në fazën e grumbullimit të të dhënave pa ndonjë sinjal nga MAPL, por në përgjithsi  ai pret një rezultat të mirë sa i përket performancës komunale

“Ne ende jemi në fazën e grumbullimit të këtyre të dhënave pa një sinjal nga MAPL, ne ende nuk i kemi dorëzuar këto të dhëna, natyrshëm procesi i filtrimit do të nxjerrë edhe mangësitë tona eventuale, mirëpo në përgjithsi mund të konkludojmë se komuna e Ferizajt pret një rezultat të mirë sa i përket performancës komunale dhe këtë nuk e themi vetëm sa për të thënë” kishte theksuar Sherifi

Raporti i cili pritet të publikohet ne fillim të vitit, besohet se MAPL komunën e Ferizajt do ta vendosë në krye të listës së komunave të suksesshme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img