23,04,2024

Ferizaj, Policia arreston dy persona që ishin në kërkim

Must Read

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Ferizaj.

Në njoftimin e bërë nga Policia, thuhet se policët nga stacioni policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, kanë arritur që të arre stojnë dy persona me inicialet: A.RR, ( M/K), 48 vjeçar dhe S.RR (M/K) 44 vjeçar.

“Ata ishin të kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën e njejtë penale ‘’Sul m ndaj personit zyrtar’’, me dë nim burgimi , njëri prej tetë  muajve dhe tjetri prej katër  muajve.Pas kompletimit të dokumentacionit, të njëjtit dërgohen në vuajtje të dën imit”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img