29,03,2024

Ferizaj pjesë e agjendës turistike, kulturore e rinore në mesin e komunave nga gjithë trevat shqiptare

Must Read

Me ftesë të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon me seli në Tiranë, pjesë e së cilës është edhe Komuna e Ferizajt, në prag të festës kombëtare të 110 vjetorit të Pavarësisë dhe Flamurit Kombëtar, në vizitë zyrtare këto ditë po qëndron Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Dërguti si dhe zyrtarë tjerë nga Komuna e Ferizajt.

Me këtë rast u zhvilluan takime të ndryshme me krerë komunash nga gjithë gjeografia shqiptare, fokusuar në tri konferenca tematike, ku u diskutua për turizmin rajonal dhe trashëgiminë kulturore në “kurorat” e qyteteve tona (Këshillat komunal/bashkiak si promotor të turizmit nëpërmjet platformës së komunikimit në kohë reale “Albanak”, : angazhimi rinor në proceset vendimarrëse: Krijimi i komisioneve rinore në këshillat komunal/bashkiak si dhe turizmi social si nxitës i rritjes së ekonomisë lokale.

Gjithashtu delegacioni i Komunës së Ferizajt, prirë nga Nënkryetari Aliu, bashkë me delegacionet tjera të komunave mbarëshqiptare u pritën edhe nga Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në Pallatin e Brigadave, në vigjilje të 110 vjetorit të Festës Kombëtare të 28 Nëntorit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img