19,04,2024

Ferizaj përfitoi donacion pajisje dhe invetarë shkollor, materiale të punës përkujdesi social dhe të tjera nga donatori gjerman

Must Read

Një donacion i madh i pajisjeve e inventarit shkollor, materialeve të ndryshme për nevojat e institucioneve shëndetësore si dhe pajisje të tjera, arritën në Ferizaj, donacion ky nga Gjermania e dhuruar përmes Shoqatës Humanitare “Ferizaj” për Komunën e Ferizajt.

Për ta falënderuar donatorin gjerman Georg Winkler dhe drejtuesen e shoqatës humanitare “Ferizaj”, Makfire Goca, mëngjesin e sotëm i priti në takim i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e DSHMS-së, Bekim Ademi dhe zyrtarin komunal, Agon Zhinipotoku.

Kryetari Aliu falënderoi donatorin dhe shoqatën që përmes këtij donacioni kanë qëllimin që të ndihmojnë e plotësojnë nevojat e shkollave si dhe institucioneve të kujdesit social e shëndetësor, donacion ky që po realizohet tash e sa kohë, në periudha të ndryshme nga donatori gjerman.

Falënderues për pritjen ishin edhe mysafirët që shprehën konsideratat më të larta e përgëzimin për organizimin dhe gjithë mbështetjen e Komunës përkitazi me këtë donacion.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img