19,04,2024

Ferizaj në gjendje emergjente

Must Read

Reshjet e pandërprera të bores dhe era që po krijon orterkë të vazhdueshëm, e ka vështirësuar qarkullimin në komunën e Ferizajt, duke i bërë shumicën e rrugëve vështirë të kalueshme.

Ndaj, ekzekutivi komunal që herët në mëngjes ka formuar shtabin emergjent dhe është mobilizuar për ta përballuar këtë situate.
Kryetari i Komunës, Muharrem Svarqa tha sot herët në mëngjes se i tërë stafi i tij është në gjendje gatishmërie dhe po përpiqet të mobilizojë të gjitha burimet njerëzore dhe teknike, për t’u dalë ndihmë qytetarëve, ndërkohë që disa nga kompanitë më të mëdha që veprojnë në këtë komunë, tashmë gjenden në terren duke pastruar borën nga rrugët.
Kryetari Svarqa gjithashtu u bëri thirrje kompanive të tjera publike e private, që kanë mekanizëm adekuat për pastrimin e borës, institucioneve dhe qytetarëve, që të mobilizohen, për ta tejkaluar situatën e krijuar nga reshjet e fundit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img