27,04,2024

Ferizaj: Miratohet Korniza Afatmesme Buxhetore për vitin 2022-2024

Must Read

Këtë të martë është mbajtur mbledhja e gjashtë e rregullt e Kuvendit të Komunës e kryesuar nga Kryesuesja Kristina Gashi-Bytyçi. Në këtë mbledhje me shumicë votash është miratuar Korniza Afatmesme Buxhetore për vitin 2022-2024.

Para të pranishmeve Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka dhënë një elaborat të gjerë sa i përket përmbajtjes së kësaj kornize, si dhe për projektet madhore që pritet të realizohen gjatë këtyre viteve në Ferizaj.

Kryetari Aliu është shprehur se ky dokument është tejet të rëndësishëm për Ferizajn e viteve pasrendëse në pikëpamje të investimeve publike.

“Si rëndom, çdo vit, diktuar nga nevojat dhe kërkesat qytetare, konsumuar përmes diskutimit publik dhe vizionit për ta transformuar qytetin dhe fshatrat e Ferizajt, edhe këtë vit, kemi përgatitur dhe keni para vetes për t’i dhënë dritë jeshile, Kornizën Afatmesme Buxhetore 2022-2024. Është e natyrshme që para se të vini fokusin në projektet e reja, të vë theksin edhe tek një fakt i njohur e i pranuar nga të gjithë qytetarët. Janë pafund projekte e nisma që kemi realizuar e po realizojmë në të mirë të publikut. Janë paskaj investimet që kanë prekur vendbanimet e çdo qytetari dhe në mënyrë indirekte edhe përditshmërinë e tij. Janë të shumëfishta përfitimet që kanë përjetuar qytetarët gjatë këtyre gati 4 viteve të qeverisjes sonë.

Kjo ka bërë që Ferizaj të ndryshoj!
Ferizaj nuk është më i njëjti sikurse 4 vite më parë!
Ferizaj po njeh si asnjëherë më parë, investime madhore publike që ferizajasve t’u lehtësohet e pasurohet, jeta e përditshme. E pra, e gjitha kjo nuk ka dilemë se flet për një këmbëngulje tonë për ta bërë më të mirë, Ferizajn”, është shprehur Kryetari Aliu, përderisa ka shtuar një tjetër fakt i pamohueshëm në këtë mes, është edhe standardi i ri që kemi vendosur, standardi i lartë i projekteve, projekte madhore e kreative që në të kaluarën paraqiteshin si të pamundshme për t’u realizuar.

“Ja që u bënë e po bëhen çdo ditë! Ferizajasit kanë rritur pritshmëritë ndaj nesh, me besimin në fuqinë transformuese përmes investimeve publike të bëra nga qeverisja jonë.
Edhe dokumenti që keni para vetes, siç e thashë, paraqet një rëndësi kyçe për këtë ecje përpara të Ferizajt. Korniza Afatmesme Buxhetore 2022-2024, është vizioni zhvillimor për vitet e ardhshme të qytetin tonë. Duke qenë kështu, edhe në këtë dokument, kemi paraqitur projekte të shumta, disa nga to për herë të parë të planifikuara për t’u realizuar dhe natyrshëm vazhdimi i projekteve ekzistuese. Me buxhetin e planifikuar për vitin 2022 prej 33,933,868.00 eurove, rritjen e vazhdueshme për vitet 2023-2024 me afro 2 milionë euro më shumë buxhet, presim që të përthekojmë gjithë investimet e domosdoshme që pikësynim kanë transformimin rrënjësor të Ferizajt dhe kompletimit të nevojave të domosdoshme të investimeve publike”, ka potencuar Kryetari Aliu.

Numri një i qytetit të Ferizajt, Agim Aliu, është shprehur se një gjë tjetër tejet e rëndësishme në këtë mes është fakti se janë të mirëseardhura, të mirëpritura gjithëhere projektet e nismat e reja komunitare, natyrshëm, planifikimi i investimeve publike nuk shihet nga ana jonë si diçka e ngurtë, e pandryshueshme, por vazhdueshëm e përditësuar dhe zbatuar sipas kërkesave të qytetarëve dhe rëndësisë publike që paraqet.

“Një rast i tillë është edhe me këtë dokument ku do të diskutohet sot dhe planifikimet tona të përgjithshme të investimeve. Fare në fund, më lejoni të nderuar anëtarë të Kuvendit, t’ju falënderoj edhe ju, për mbështetjen në nismat e ekzekutivit që unë udhëheq, planifikimet tona, që mbi të gjitha janë detyra e pasioni ynë për ta bërë Ferizajn më të mirë. Duke qenë kështu, pres edhe sot, miratimin dhe begatimin me propozimet tuaja eventuale, të dokumentit që keni para vetes, në të mirë dhe interes të qytetarëve. Ferizaj meriton zhvillimin që për aq shumë vite nuk bëri përpara. Tani po ndodh, gjithsecili prej jush duhet t’i jap një krahë mbështetje”, ka përfunduar Kryetari Aliu.
Shefi i grupit të asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Imeri duke vlerësuar lartë planifikimin e paraqitur në KAB nga ekzekutivi lokal tha se është e pandershme nga ana e opozitës që të kërkohen projekte të reja, kur vet këta të fundit nuk e kanë lënë këtë mundësi.

Për këtë pikë të rendit të ditës, diskutuan edhe asamblistët nga radhët e LDK-së, Lëvizja “Vetëvendosje”,, asamblesite të AAK-së, si dhe deputet të pavarur në këtë legjislaturë.

Pyetjeve të asamblistëve i janë përgjigjur edhe drejtorët e drejtorive komunale. Në fund asamblistëve sërisht i është drejtuar Kryetari Aliu, i cili i falënderoi të gjithë asamblesitët për diskutimin konstruktiv që bën në këtë mbledhje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img