19,04,2024

Ferizaj me vendparkingje për biçikleta

Must Read

Qytetarët e Ferizajt të cilët kanë biçikleta, nga sot do të mund t’i parkojnë ato në lokacionet e caktuara publike pa pagesë.

Janë të rinjtë e organizatës Sky- klub, të cilët kanë vendosur që idenë e tyre për vendparkingje të biçikletave në qendër ta bëjnë realitet.
Ata thonë se kështu i nxisin qytetarët që  të përdorin biçikletat më shumë se veturat e tyre:

“Ky aktivitet rrjedh si ide e të rinjve, ky grup është formuar nga World Vision Kosova nga Prishtina që faktikisht i ka krijuar këto grupe Sky duke i fuqizuar të rinjtë në shumë fusha, dhe sot të rinjtë e Ferizajt përmes idesë së tyre arritën që të realizojnë këtë projekt për të vendosur lidhëse për biçikleta dhe është një ide e mirë inovative” – sqaroi  Dashurie Ahmeti, zyrtare në drejtorinë për rini të Ferizajt.

Këta të rinj me idenë e tyre përkrahën edhe nga kryetari i komunës së Ferizajt:

“Vërtet me shumë dashamirësi i kam pritur dhe i kam përgëzuar për këtë aktivitet dhe kam vendosur të mbështes simbolikisht këtë aktivitet, dhe sigurisht se do të vazhdojmë të mbështesim të rinjtë. Në fakt, ata janë në të njejtën vijë dhe drejtim në angazhimet e tona qoftë si mbështetje për të rinj, qoftë edhe për qendrën e inovacionit, që është duke u bërë gati, për të cilën kemi thënë që sa më shumë të bashkohen të rinj dhe sa më shumë ide të ketë pasi financime do të ketë sidomos nga ministria e invoacionit dhe ndërmarrësisë do të ketë mjete të bollshme në kuptimin e përkrahjes për idetë e tilla” – tha kryetari Aliu, për Televizionin Tema.

Projekti i vend-parkimeve për biçikleta në Ferizaj kryesisht  financohet nga GIZ Gjerman.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img