28,03,2024

Ferizaj: Mbahet Minimaratona ‘’Vrapojmë me policinë tonë’’

Must Read

Në kuadër të zbatimit të Strategjisë së Integruar të Policimit të Drejtuar
nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi , Drejtoria Rajonale e Policisë
në Ferizaj, veç aktiviteteve të rregullta, me qëllim të përafrimit të
policisë me qytetarët, në mbështetje të komunës së Ferizajt dhe në
përkrahje të OJQ-së ‘’Kuvendi i të Rinjëve të Ferizajt, ka realizuar
projektin, tashmë tradicional, minimaratona “ Vrapojmë me Policinë
Tonë”, që  është  mbajtur me datën 20.06.2021, për nderë të ditës së
 çlirimit të  qytetit të Ferizajt.
Ky aktivitet, kishte qëllimin human dhe sportiv.
Numri i përgjithshëm përkrahës të kësaj minimaratone ishte rreth 300
persona, ( qytetarë , pjesëtarë të policisë, FSK-së, klube sportive dhe
institucione lokale e qëndrore).
Shtegu i vrapimit ishte 5 km, me fillim nga platoja e komunës së Ferizajt
,përgjatë rrugës “ Dëshmorët e Kombit”, në drejtim të rrethrrotullimit te
kazerma e FSK-së dhe anasjelltas.
Mjetet e grumbulluara nga kjo minimaratonë do tu shpërndahen disa
familjeve në nevojë, që do të përzgjedhen nga Qendra për Punë Sociale
në Ferizaj .
Në fund të kësaj minimaratone u shpërndanë edhe kupa për vendet
fituese.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img