20,04,2024

Ferizaj ka nevojë “urgjente” për stadium të ri

Must Read


Qyteti i Ferizajt, i treti në Kosovë për nga numri i banorëve dhe i dyti për nga zhvillimi ekonomik ka kapacitetin financiar dhe profesional për të mbajtur ekipet e saja në rangjet më të larta si Super ligë, ligë të parë dhe dytë të Kosovës. Por duke i parë gjendjet e klubeve dhe shkollave të futbollit ka nevojë urgjente për të ndërtuar një ose dy stadiume të tjera ku do të zhvilloheshin garat.
Në botën moderne, stadiume me bari sintetik ndërtohen edhe në lagje të ndryshme me qëllimin e mirë që qytetarët dhe të rinjtë të merren me aktivitete fizike dhe të shoqërizohen mes vete.
Janë klubet dhe shkollat e futbollit Ferizaj, Çeliku, Kastrioti, Vizioni ( dy konkurrencat femra dhe meshkuj), Dinamo, Ardhmëria dhe Talenti të cilat kanë nevojë urgjente për rregullimin e fushave ku do të zhvillonin aktivitetet e tyre dhe garat sportive.
Stadiumi aktual me bari sintetik i ndërtuar nga Bashkimi Evropian nuk mund t’i përballojë gjitha klubet për zhvillim të aktiviteteve prej gjitha klubeve dhe shkollave të futbollit. Ai mund të shërbejë për klubet e ekipeve senior dhe junior si Ferizaj, Çeliku, Dinamo, Vizioni, Kastrioti por jo edhe kategoritë e reja.
Rinia e shëndoshë dhe e mrekullueshme e këtij qyteti meriton këto stadiume. Aktualisht disa prej shkollave dhe klubeve bëjnë ushtrime në stadiumin e qytetit me bari sintetik prapa sallës së sporteve, por oraret janë shumë të ngarkuara dhe shpesh mbesin edhe pa orare si pasojë mungesës së hapësirës.
Besojmë se organet komunale dhe ato qeveritare do të mendojnë për zgjidhje afatgjate të kësaj problematike.
Aktivitete aty zhvillojnë më shumë se 1000 fëmijë. Edhe në rastet se disa shkolla përfitojnë mjete materiale, me të cilat mbulojnë shpenzimet e tyre për aktivitete si dhe paguhen disa prej punonjësve, ata kryejnë edhe një pune fisnike sepse i largojnë fëmijët nga dukuritë e këqija, nga marrja me aktivitete negative të tilla si përdorimi i drogave, qëndrimi i gjatë në lokale me video lojëra dhe qëndrimi tërë ditor me telefona, të cilat nuk janë të shëndetshme për ta.
Hapësira prapa sallës së sporteve është vend ideal dhe plotëson kushtet për ndërtimin e së paku edhe dy stadiumeve të cilat do të plotësonin kushtet minimale për klubet dhe shkollat e futbollit të qytetit tonë.
Si një sportist i këtij qyteti i propozojë Kryetarit dhe Kuvendit të Komunës së Ferizajt, marrjen e masave dhe nevojën imediate për rregullimin e dy stadiumeve tjera, të cilat nuk do të kapnin vlerë të madhe të parave, kurse në anën tjetër do të bënin zgjidhje afatgjate.
Investimi në rini është investim në ardhmëri të vendit tonë. Kurse investimi në sport është investimi në rini dhe qytetar të shëndoshë.
Autor
Liridon Jetishi-Ma.Sc.Shkencave Penale-Juridike dhe ish Sportist,

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img