27,04,2024

Ferizaj: Jep dorëheqje nga NISMA asamblistja Flora Islami

Must Read

Asamblistja  komunale  nga subjekti politik NISMA sot ka bërë të ditur se  ka dhënë dorëheqje nga  ky subjekt politik dhe aktivitetin e  sajë do ta vazhdojë si e pavarur

Kjo është deklarata e plotë e Flora Islamit

Të dashur miq,

Që nga viti 2017 si anëtare e subjektit politik Nisma Socialdemokrate, kam dhënë një kontribut në çështje sociale kurse në Kuvendin Komunal kam qenë gjithmonë Flora, as pozitë e as opozitë por, vetëm si zëri i qytetarit.
Megjithatë subjekti politik në nivel lokal nuk është që ka treguar shumë interes për çështjet e ngritura dhe kjo mungesë e bashkëpunimit brenda partiak, më ka distancuar shumë, dhe nga sot kjo distancë do jetë e përhershme pasiqë, sot e tutje nuk do jem pjesë e subjektit politik Nisma dhe aktivitetet e mija me komunitetin do jenë të pavarura dhe jo si pjesë e subjektit.

Falënderoj Nisma në Qendër, që është treguar gjithmonë bashkëpunuese me mua si Asambleiste e tyre, por nga sot e tutje do veproj si e pavarur dhe pa parti.

Mbështetja ime ndaj komunitetit do ta vazhdoj edhe si e pavarur ashtu sikurse isha më parë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img