28,03,2024

Ferizaj hyn në orën policore me 421 raste aktive

Must Read

Ferizaj ka filluar të zbatojë orën policore meqë gjendet në zonën e kuqe, sipas ndarjes që bëri Ministria e Shëndetësisë për komunat me rrezik të lartë të infeksionit COVID-19.

Bekim Ademi, drejtor i Shëndetësisë në Ferizaj, tha se institucionet e rendit janë angazhuar që të implementojnë orën policore, megjithatë u ankua për masat duke thënë se do ta dëmtojë njërën prej komunave që i jep buxhetit të shtetit më shumë taksa nga aktiviteti biznesor, njofton Klan Kosova.

“Ne si shtab emergjent konsiderojmë që janë masa me kritere jo të duhura duke e ditur se e dëmtojnë interesin e biznesit të komunës sonë. Po dëmtohet edhe interesi shtetëror”.

“Në Ferizaj 102 raste pozitive dolën sot, por s’janë të gjitha të ditës së sotshme sepse janë mostra edhe të katër ditëve të kaluara. 421 persona aktivë janë në Ferizaj dhe kjo është shqetësuese. Por gjithë shtabi emergjent është në krye të detyrës, megjithë se spitali është me infrastrukturë të dobët”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img