27,04,2024

Ferizaj: Hapet ekspozitë me punime të personave me nevoja të veçanta

Must Read

Aksesorë të ndryshëm, kartolina e piktura, të gjitha këto janë punime të punuara nga duart e personave me aftësi të kufizuara, të cilat i kanë realizuar për nder të 3 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

“Kemi bërë kartolina, piktura, punë dore, të gjitha këto janë bërë nga personat me aftësi të kufizuara dhe na ka pëlqyer shumë kjo punë, e kemi bërë me vullnet, u kisha thënë të gjithëve me bë punë dore, piktura, pasi është ndjenjë e mirë, është kreative”, tha Shkodrane Hasani.

“Të gjitha i kemi punuar bashkë, ka punë dore të ndryshme, unë jam ndjerë shumë mirë, shumë rehat sa i kam punuar, është punë shumë e mirë dhe u kisha sugjeruar të gjithëve me punu punë dore”, tha Kadri Haniqi.

“Në ”Handikos” jam që tre muaj, bëjmë aktivitete të ndryshme, bëjmë piktura, aksesorë, jam shumë i lumtur”, tha Kujtim Ibishi.

Të kënaqur me aktivitetet që zhvillohen në shoqatën ”Handikos”, u shprehën edhe prindërit e personave me nevoja të veçanta.

“Unë i kam dy mbesa që vijojnë në ”Handikos”, kanë kaluar shumë vite në shtëpi, kanë qëndruar të mbyllura, ndërsa tani që shkojnë në ”Handikos” mësojnë mësime dhe ky aktivitet që sot është bërë i motivon edhe më shumë ato”, tha Kimete Xhaferri.

Të hollat e grumbulluara nga punimet e personave me aftësi të kufizuara të cilat sot u ekspozuan në Qendrën e Kulturës në Ferizaj, do t’u dedikohen personave që janë të regjistruar në shoqatën ”Handikos” në këtë qytet, transmeton televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img